E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmoi policine, prangoset Gentian Suti

Policia e Kurbinit ka arrestuar te shumekerkuarin Gentian Suti, i cili vetem pak muaj me pare ka qelluar mbi grupin e gatshem me arme, se bashku me vellain e tij, tashme te ndaluar. Burime zyrtare bene te ditur se 35-vjecari Suti, eshte kapur ne afersi te Komisariatit Kurbin, ndersa mbahej nen vezhgim. Agjentet kane gjetur momentin kur 35-vjecari eshte futur ne nje berberhane prane komisariatit, per t'i vene prangat. Ne fillim te ketij viti, Gentiani se bashku me vellane e tij, Arturin, sulmuan me arme policine, po per fat te mire pa shkaktuar te lenduar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›