E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet shqiptarja me 18 kg droge

Dy operacione ne Milano dhe Verona te Italise kane cuar ne pranga tre shqiptare, nje prej te cileve femer. Anila Y., eshte kapur dje nga karabinieret me 13,5 kg lende narkotike qe dyshohet se ishte heroine, nderkohe qe aksionit nuk i kane shpetuar edhe te dyshuar te tjere te kombesive te ndryshme. Sipas medieve italiane, ne apartamentin e 32-vjecares shqiptare u gjet sasia e konsiderueshme e narkotikut dhe Anila Y., prej dy muajsh mbahej nen survejim prej agjenteve, ne sheshin "Duca D'Aosta", ku mendohej se shiste edhe dozat e heroines tek klientet. Ne kete shesh kane qene te vendosura disa fast-foode, qe i mundesonin shqiptares edhe qarkullimin e lirshem dhe takimin me klientet. Policia italiane beri me dije, se e ndaluara ka edhe bashkepunetore te tjere qe u shpallen ne kerkim ne zonen e Milanos dhe ne rajonin e Lombardise. Mesohet se ne banese eshte gjetur edhe nje sasi prej 5 kg qe mendohet te jete droge, por pa caktuar llojin e saj. Shqiptarja ishte martuar me nje italian, ndersa ne momentin e arrestimit ishte ne shoqerine e dy bashkatdhetareve te saj. Po dje, karabinieret e Veronas kane zhvilluar nje operacion duke ndaluar 11 persona, nga te cilet 8 vendas, nje turk dhe dy shqiptare. Hetimet kishin nisur prej vitit 2008, pas ndalimit te nje korrieri droge. Heroina mberrinte ne Itali nga Shqiperia, ndersa u kryen pergjime telefonike, sekuestrua nje sasi prej 5 kg heroine, por nuk u bene te ditur emrat e te ndaluarve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›