Theret me thike, e gjen nje bari
Nje 35-vjecar eshte gjetur i therur ne nje zone periferike te qytetit te Roskovecit. Skender Cepele u dergua pasditen e djeshme ne gjendje te rende ne spital nga nje bari, i cili konstatoi trupin e pergjakur ne nje are te mbjelle. Bariu ka njoftuar vellain e te demtuarit, me te cilin njihej dhe me pas i kane dhene ndihmen e pare, duke e transportuar drejt spitalit te Fierit. Mjeket thane se 35-vjecari, ka marre 4 goditje thike dhe pas nderhyrjes kirurgjikale ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia e Fierit eshte vene e gjitha ne levizje, per te zbuluar dhe kapur autorin e krimit te ndodhur ne nje zone qe prej nje jave mbipopullohet nga uniformat blu, pas vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi. Burime policore thane se motivet e krimit jane banale, pasi mes te plagosurit dhe agresorit G. Cjapi, i shpallur ne kerkim, ka pasur nje sherr.
Xh. B.
Xh. B.