Endri: Te provosh droge ne shkolle, eshte e lehte
Perdorimi i droges, ne ambientet e shkollave, apo nga kjo moshe tashme eshte dicka e zakonshme. Gjimnazistet dhe adoleshentet pohojne se te gjesh droge sot, eshte shume e lehte thjesht duke pasur deshiren apo kuriozitetin. Per here te pare ajo te ofrohet falas, kurse me mbrapa duhet te gjurmosh per te gjetur pagesat, pasi "malli" sipas adoleshenteve eshte shume prane. "Personat te cilet te ofrojne drogen, dallohen. Te sjellin te tilla biseda, ku ta dhurojne mallin per here te pare, eshte shume e thjeshte qe te ndeshesh me drogen, madje edhe ne ambientet e shkolles, shume pak metra larg kangjellave", pohon Endri, nxenes i shkolles, "Petro Nini Luarasi". Sipas tij, te ndodhesh ne nje ambient ku eshte perdorur droge apo te shohesh persona te cilet e konsumojne ate, eshte nje gje e zakonshme.
Tregu
Pertej kangjellave te oborrit te shkolles, personat te cilet te ofrojne "mallin" njihen mire nga nxenesit e shkolles, sepse ne te shumten e rasteve u afrohen per t'u dhene muhabet, apo gjejne cdo lloj mundesie per te t'u afruar, per te krijuar shoqeri me te gjithe, ne menyre qe te krijojne nje klientele sa me te madhe. "Askush ne shoqerine tone nuk e pranon se konsumon droge, por personat te cilet e marrin ate, i njohim. Kjo sepse dallohen nga sjellja, nga levizjet. Ne jemi te rinj, shkojme ne party dhe ne keto te fundit cfare nuk shohim. Por ajo qe une do te thoja, eshte largimi nga ky ves per ata qe e perdorin, dhe ata qe nuk e kane provuar, te mos e kene nje kureshtje te tille", ka pohuar gjimnazisti i "Petro Ninit". Nderkohe te dhenat nga shoqata te ndryshme, tregojne se 20 per qind e adoleshenteve dhe kryesisht mosha e gjimnazit, jane perdorues te droges.
Studimi
Jo vetem te rinjte, por edhe adoleshentet e kryeqytetit rezultojne konsumatore te duhanit, alkoolit por edhe te drogave te lehta. Sipas nje studimi te fundit te "Aksion Plus" ka rezultuar se 20 per qind e te rinjve te shkollave te mesme ne kryeqytet, jane konsumatore te drogave te lehta, kjo edhe sepse trafikantet per te rekrutuar konsumatore te rinj i shperndajne falas drogat e lehta, pa para. Ne shkollen e mesme "Petro Nini Luarasi", nxenesit tregojne se nuk eshte aspak e veshtire te marresh droge, nese do dhe ke kuriozitet . "Ne shkollat e Tiranes eshte rritur ndjeshem numri i perdoruesve te drogave te lehta si cigarja, alkooli dhe hashashi", ka pohuar koordinatorja e projektit "Thuaj jo droges, po jetes", Ina Kasimati, e cila bazohet dhe ne studimin e "Aksion Plus" ne shkollat e Tiranes. Sipas saj te gjitha shkollat e Tiranes jane te prekura nga ky problem, nderkohe qe grupmoshat qe zene dhe numrin me te larte te perdoruesve jane 14-15 vjec. "Eshte rritur numri i perdoruesve ne gjimnaze; te cigares, te hashashit dhe te alkoolit, nderkohe qe vihet re nje ulje mjaft e madhe e perdoruesve te drogave te tjera, te cilat mund te cilesohen si droga mjaft te renda per shkak te efekteve mjaft te veshtira qe ato kane. Moshat jane 15-16 vjecare", shprehet Kasimati. Shkollat ne periferi te Tiranes konsiderohen me problematiket, ku rreth 20 per qind e perdoruesve jane pikerisht nga keto shkolla. Nje dukuri tjeter qe ndikon negativisht eshte dhe dhenia falas e paketa te cigareve, per arsye promocioni prane ambienteve te arsimit. Projekti "Thuaj jo droges, po jetes" ka filluar te shtrihet si nje fushate sensibilizuese ne te gjitha shkollat e Tiranes. Kete here ka qene shkolla e mesme e pergjithshme "Petro Nini Luarasi". S. Isaku
40 mije perdorues droge numerohen ne vendin tone
4 ne dhjete persona jane femra
13900 ka qene numri i kerkesave te droguarve per trajtim
2 mije kane kerkuar trajtim vitin e kaluar
2 qind kane marre sherbim ne qendren e toksikologjise
5.5 per qind e popullsise mendohet te jete toksiko-indipendente
200 milione persona ne bote jane perdorues te droges
10-14 dite qendron nje i droguar ne Qendren e Toksikologjise
13 mije te droguar kane marre trajtim ne Qendren e Toksikologjise