Tragjedia e Butrintit, dosja ne gjykate
Sarande- Tragjedia e Butrintit ne te cilen humben jeten pese persona, mes te cileve edhe nje nene e re me foshnjen e saj tre muajsh, prej dites se djeshme gjendet ne duart e Gjykates se Sarandes. Prokuroria ka deleguar materialin me 870 faqe, ne te cilen grupi hetimor dhe oficeret e Policise Gjyqesore kane pergatitur dhe argumentuar, ne nje periudhe prej shtate muajsh per t`ia paraqitur gjykates. Nje interesim te jashtezakonshem ka per kete gjyq qe pritet te nise, si nga familjaret e viktimave te muajit tetot te vitit te kaluar, edhe nga te mbijetuarit te cilet shpresojne qe pas nje kohe te gjate, te mesojne ne detaje se cfare ka ndodhur me njerezit e familjes, qe nisen nje udhetim drejt Greqise me shpresen e emigrimit, por u mbyten ne ujerat e ftohta te liqenit te Butrintit. Naten e 19 tetorit ne fund te liqenit u mbyten Elvra Jaho, 25 vjece dhe e bija e saj tre muajsh, Klara, Amerildo Kulla dhe Festim Hoxha, 25 dhe 30 vjec dhe Ndricim Myftari, 17 vjec. Fale kembenguljes se familjareve dhe interesimit te organeve te larta shteterore, u be e mundur qe te gjendej dhe trupi i fundit ne liqen, qe i perkiste te miturit Myftari. Te peste klandestinet qe u vendosen ne varken e tragjedise perfunduan ne fund te detit per faktin se ne bord kishte mbingarkese. Policia arrestoi dhe me pas vuri nen akuze, Hiqmet Sollakun dhe Dashamir Manen. Te dy keta persona ndodhen ne qelite e paraburgimit te Komisariatit te Sarandes dhe jane te vetmit te ndaluar, pas lirimit te pronarit te varkes se tragjedise. Ne kerkim jane shpallur Brahim Madhi dhe Albert Gega, per vepren penale "te dhenies ndihme per kalimin e paligjshem te kufirit, me pasoje vdekjen". Sipas hetimeve te kryera, Madhi dhe Gega kane arritur te largohen nga vendi dhe gjykimi do te behet ne mungese. Keto dite ne gjykate fillon edhe procesi per ngjarjen me kulmore te vitit 2008, e cila ishte e permasave tragjike. Prokuroret dhe kryesuesi i trupit gjykues informojne per gazeten "KJ" se ceshtja eshte argumentuar teresisht me prova dhe deshmi te personave qe kane qene te pranishem dhe perjetuan tmerrin e 19 tetorit, ndersa kishin paguar nga 1 mije euro, per te mberritur ne Greqi.
Bardhyl Bejko
Bardhyl Bejko