E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau per 1 mije dollare, merr 20 vjet burg

Fier- Gjykata e Fieri,t ka denuar dje me 20 vjet burg ne mungese Elvison Dimo, i akuzuar per vrasje me paramendim, kryer 12 vjet me pare. Trupi gjykues perbehej nga Nafije Curri, kryetare dhe anetaret Alfred Konomi dhe Pirro Sota, me prokuror te ceshtjes, Bledar Bejko. Sipas organit te akuzes, ngjarja ka ndodhur ne 31 korrik 1997, kur autori ka vrare me arme zjarri, Bregasin. Me 8 shkurt te vitit 1999 eshte vendosur pezullimi i ceshtjes dhe ne vitin 2006, prokuroria e ka rifilluar hetimin per zbardhjen e ngjarjes. Mesohet se te dyja familjet, e autorit dhe e viktimes jane te hershme ne qytetin e Patosit. Pas vitit 1990, nje pjese e personave emigrojne ne Greqi. Ne vitet 1993-1994 viktima Sabri Bregasi merr 2 mije dollare borxh tek A. Dimo, babai i autorit, duke i thene se do t'ia kthente me vone. Kete valute, Bregasi e le me interes tek nje tjeter person qe ka falimentuar me pas. Viktima i kthen huadhenesit nje pjese lekesh, por me 20 korrik te vitit 1997 i pandehuri Elvison Dimo, kthehet nga Greqia. Edhe pse jane takuar disa here per te zgjidhur ceshtjen e borxhit, situata ka degjeneruar deri ne sherr. Ne diten e vrasjes, Elvisoni i ka shkuar ne vendin e punes dhe para se ta qellonte i ka kujtuar borxhin e zvarritur, qe po e conte deri ne kete situate. Pa pritur reagimin e viktimes, Dimo ka qelluar me bresheri duke e lene te vdekur dhe me pas eshte arratisur nga vendngjarja.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›