E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti per pronen, vdes nga infarkti, nje i plagosur

Tirane- Nje person ka humbur jeten ndersa nje tjeter eshte plagosur, pas nje konflikti te ndodhur per motive pronesie. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne afersi te zones se njohur si "Brryli" ne Tirane, pas konfliktit mes tre personave. Burime nga policia bene me dije se rreth ores 20:20 babe e bir, Pellumb dhe Ledoi Murataj, jane konfliktuar me Kadri Uken, 55 vjec. Gjate sherrit, Pellumb Murataj ka pesuar nje infarkt ne zemer. Ne ato momente i biri i tij, i tronditur ka nxjerre nje thike qe mbante me vete dhe ka qelluar 55 vjecarin Uka, i cili eshte plagosur rende. Murataj dhe Uka jane derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak, per te marre edhe ndihmen e nevojshme. Sipas burimeve mesohet se Murataj, edhe pas ndihmes se dhene nga ana e mjekeve, nuk ka mundur dot te shpetoje. Ndersa i plagosuri Uka, ndodhet jashte rrezikut per jeten. Mesohet se efektiva te Policise te Komisariatit Nr. 4 kane mberritur menjehere ne vendngjarje, te cilet kane kryer edhe veprimet e para hetimore. Keta te fundit kane kryer edhe shoqerimin dhe ndalimin e Ledio Murataj. Policia tha se dy pjesetaret e familjes jane konfliktuar me njeri-tjetrin, per ceshtje te pronesise. Ky konflikt kishte nisur disa muaj me pare. Burime nga policia sqaruan se dy dite me pare, pjesetaret e familjeve kishin pasur nje debat mes tyre, i cili ka vazhduar serish dje ne mbremje. Nga verifikimi i kryer rezulton se pronat kane qene ne emer te familjes Uka, por ne te njejten kohe pretendohen edhe nga familja Murataj. Familja Uka ka deklaruar se prona eshte perfituar ne baze ne ligjit numer 7501, ndersa familja Murataj, pretendon se e ka te trasheguar. Policia ka ngritur ne ngarkim te te riut akuzen e "plagosjes se rende me dashje".

R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›