E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thërrmuesi i atomeve në kërkim të grimcës së Zotit

Fizikantët presin që thërrmuesi më i madh në botë i atomeve të gjej së shpejti të shumë kërkuarën grimcë e Zotit.

Grimca teorike e quajtur Bozoni i Higsit parashikohet të zbulohet nese ekziston me të vërtet apo jo në fund të vitit 2012, sipas fizikantëve francezë.

Rolf Heuer, drejtor i laboratorit europian mbi fizikën e grimcave në Gjenevë, ka parashikuar se deri në fund të vitit tjetër do të marrim një përgjigje mbi ekzistencën e grimcës së shumë kërkuar.

Nëse kjo grimcë ekziston i jep shumë përgjigje fizikës kuantike dhe unifikon mekanikën kuantike me fizikën klasike, duke i dhënë një përgjigje ekzistences së universit sipas teorisë së Big Bang.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›