E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks Ne Shqiperi jane hedhur ne ere puse nafte per sabotim e perfshire edhe qeveria

/ /

Gjate intervistes ai ka folur mbi sekrete te tjera tronditese qe do te publikohen se shpejti ne faqet e Wikileaks. Dje faqja pesoi nje tjeter sulm hakeresh per te cilet Assange akuzon qeverine amerikane se i ka punesuar. E megjithate i qete ai tregon se cerek milione dokumentet mbi bisedat sekrete te perfaqesuesve te Departamentit Amerikan te Shtetit dhe emrave te njohur te qeverive ne bote pazaret mes tyre dhe opinionet jozyrtare hera-heres fyese jane vetem fillimi. Shenjestra e radhes per Wikileaks do te jene bizneset e medha ne bote. Faqja e re e historise se spiunazhit online do te hapet me nje banke te madhe amerikane. Por nuk ndalet ketu. As Shqiperia nuk ka mbetur jashte publikimeve ne dosjet e reja te sekreteve te zbuluara nga Wikileaks. Referimi per Shqiperine nisi ndersa u fol per spiunazhin industrial. Qeveria shqiptare permendet per perfshirjen e saj ne nje sabotim te impianteve te naftes te nje kompanie teksane-kanadeze nga nje kompani e perkrahur prej saj. Dokumenti i cili ka dale ne publikim vitin e kaluar dhe per te cilin Assange thote se eshte me permbajtje te rendesishme edhe pse askush ne media nuk u mor seriozisht me te mund te kete se shpejti nje publikim te plote. Ne kemi shume materiale mbi spiunazhin nga nje qeveri e madhe mbi industrine teknologjike. Spiunazh industrial tha Assange. Gazetari e pyet SHBA Kina ndersa Assange thote se SHBA eshte vetem nje nga viktimat. Gazetari vazhdoi...eshte per industrine energjetike. Pergjigja ishte po. Pyetja vijoi pervec BP dhe pergjigja ishte serish po. I pyetur nese behej fjale per ceshtje ambienti Assange u pergjigj se ka te beje me te gjitha llojet e ceshtjeve. Nje shembull qe jep Assange referuar kesaj ishte se Nis me dicka te publikuar gjate vitit te kaluar nje rast shume interesant qe ne te vertete nuk u vu shume re nga ndonje. shte nje kompani nafte teksano-kanadeze emri i se ciles nuk me vjen tani. Dhe ata kane puse ne Shqiperi qe jane hedhur ne ere. Shume serioze. Ne e morem kete raport nga nje inxhinier keshillues qe ishte brenda asaj qe po ndodhte duke thene se kamione po ktheheshin ne mes te nates duke bere dicka per ata. Ata po sabotonin. Qeveria shqiptare ishte e perfshire me nje tjeter kompani. Ishin dy prodhues rivale dhe njeri ishte ne pronesi te qeverise ndersa tjetri privat. Por kur e morem kete raport nuk kisha koken e faqes. Ajo nuk tregonte emrin e firmes dhe as se kujt i perkisnin puset. Ne ate kohe nuk u morem me te sepse na mungonin te dhenat. Mendova cfare dreqin te bej me kete gjene shte pamundur per ta vertetuar nese ne nuk e dime as nga na vjen. Mund te kishte qene nje kompani qe perpiqej te kurdiste dicka per tjetren. Keshtu ne beme dicka shume te pazakonte dhe e publikuam ate duke thene Ne kemi kete gje duket sikur eshte shkruar nga nje kompani rivale qe deshiron te mposhte tjetren por nuk mund ta verifikojme kete. Ne duam me shume informacion. Ishte nje dokument i vertete apo i rreme e qarte eshte se aty po ndodhte dicka. Ose nje kompani po perpiqej tia hidhte tjetres qe eshte interesante ose e verteta e cila gjithashtu eshte interesante. Keshtu ishin punet deri sa ne morem nje leter hetimi nga nje kompani konsulente inxhinierike e cila pyeste se si te shpetonin prej kesaj. Se pari ne u kerkuam te provonin se ata ishin pronaret. Duket sikur Apple konfirmoi se humbja e iPhone 4 ishte e vertete duke kerkuar qe te rikthehej Gizmodo. Po si Apple dhe iPhone. Ata na derguan nje pamje ne ekran pa koken e faqes me informacionin tjeter. Assange shtoi se tani del publikimi i plote i ketij dokumenti.

Sekretet e reja mbi nje banke te madhe amerikane

Ne nje interviste te rralle te marre dje ne Londer Assange tha se ai eshte ende i ulur mbi nje mori dokumentesh sekrete gjysma e te cilave i perkasin sektorit privat. Dhe shenjestra tjeter e Wikileaks do te jete nje banke e madhe amerikane. Dokumentet do te japin nje kendveshtrim te vertete mbi menyren se si sillen bankat ne nivelin ekzekutiv dhe do te jete nje menyre qe do te stimuloje hetime dhe reforma besoj tha ai. Ne fillim te intervistes Assange tha se ka te dhena mbi nje banke qe mund te quhen mega-rrjedhje. I pyetur nese eshte nje banke amerikane ai tha Po dhe pyetjes nese ekziston ende ai iu pergjigj Po eshte nje banke e madhe amerikane ndersa per pyetjen nese eshte banka me e madhe amerikane ai tha Pa koment. Assange shtoi se nxjerrja e dokumenteve do te ndodhe ne fillim te vitit te ardhshem dhe se nuk do te jape me detaje te tjera. Mediat kane nisur te aludojne mbi Banken Qendrore Federale Amerikane.

Pentagoni merr nje haker kunder Wikilekas

Assange e njeh Peiter Zatko nje haker legjendar i njohur ndryshe si Mudge. Ai e konsideron nje djale shume te mprehte. Mudge tani po drejton nje projekt ne Agjencine e Kerkimeve te Avancuara te Mbrojtjes ne Pentagon per te gjetur nje teknologji qe mund te frenoje rrjedhjet informacionit. Assange refuzon te komentoje mbi marredheniet e tij me Mudge. I pyetur se cfare di mbi kete projekt te quajtur Cinder Assange pergjigjet Asgje. Ai thote se pak mund te behet per te parandaluar rrjedhjet e informacionit. Ai thote se duke njohur aftesite e shkelqyera te Mudge nuk mendon se ai mund te ndaloje marrjen e informacioneve por mund te rrise shkallen e veshtiresise per ti siguruar ato. Ai tha se ka njerez te motivuar per te nxjerre informacione dhe pak te motivuar. Njerezit qe jane shume te motivuar do ta gjejne menyren se si te nxjerrin informacionin qe duan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›