E Diel, 1 Nëntor 2026

Thethi mbushet me turistë, Rama: Kjo është magjia e Alpeve Shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Thethi, një prej destinacioneve më të njohura turistike në veri të Shqipërisë.

Në pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë, Thethi shfaqet i mbushur me turistë, ndërsa peizazhi i Alpeve Shqiptare vijon të tërheqë vizitorë vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Rama e ka shoqëruar postimin duke vënë në pah bukuritë natyrore të zonës dhe atmosferën turistike që karakterizon Thethin.

“Mirëmëngjes dhe me magjinë e Thethit, mes majave të Alpeve Shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Thethi mbetet një nga destinacionet më të kërkuara malore në Shqipëri, i njohur për natyrën e pasur, majat e larta, shtigjet turistike dhe peizazhet karakteristike të Alpeve. Gjatë muajve të verës, zona tërheq një numër të madh turistësh, duke u kthyer në një prej pikave kryesore të turizmit malor në vend.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›