E Diel, 1 Nëntor 2026

Ura e Mesit, një ndër atraksionet më të vizituara në Shkodër

Ura e Mesit në Shkodër vijon të mbetet ndër atraksionet më të vizituara dhe më të fotografuara të Shkodrës gjatë këtij sezoni turistik, duke tërhequr çdo ditë qindra vizitorë vendas dhe të huaj. Turistët e huaj e zgjedhin Urën e Mesit për historinë, arkitekturën dhe peizazhin unik që e rrethon.

“Është hera e parë në Shqipëri. Mendoj njerëzit janë të mirë, pamja po ashtu. Koha është perfekte edhe plazhi është fantastik”, u shpreh një vizitor.

Vizitorët shqiptarë, nga ana tjetër, e frekuentojnë gjithnjë e më shumë si një destinacion ideal për fundjava, fotografi dhe çaste relaksi në natyrë. Ura e Mesit mbetet destinacion edhe për ata që vijnë për herë të parë në Shkodër

“Ne udhëtojmë shumë në Shqipëri dhe vizitojmë gjithë vendet edhe sot ishte hera e parë”, tha një tjetër vizitor.

E ndërtuar në shekullin XVIII mbi lumin Kir, kjo urë monumentale prej guri është një nga veprat më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri dhe një simbol i trashëgimisë kulturore të zonës.

Me 13 harqet karakteristike, ndërtimin me gurë të punuar me mjeshtëri dhe panoramën natyrore mes maleve e lumit, ura ofron një përvojë autentike që ndërthur kulturën, historinë dhe natyrën. Ajo është kthyer në një ndalesë të domosdoshme për vizitorët që eksplorojnë Shkodrën.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›