Thethi pa energjielektrike, turistëttë zhgënjyer
SHKODER- Thethi është skaji më verior turistik, i preferuar nga vendasit adhurues të natyrës së paprekur, por edhe nga të huajt në kërkim të së panjohurës. Por për të marrë rrugën deri këtu duhet të kesh vërtet një shpirt aventurier, pasi me një rrugë tërësisht të dëmtuar dhe të parikonsturktuar asgjë nuk është e sigurtë se mund të kesh një udhëtim të mbarë. Banorët e thethit të cilët cdo sezon presin qindra turistë pa dashur ndihen fajtor për mjaft probleme
Energjia elektrike është problemi më i madh për këta banorë. Madje ata thonë se shpesh u duhet të lajnë rrobat me dorë, ndricohen me qiri, ndërsa për bateritë e celularëve u duhet të udhëtojnë deri në Shkodër.
Edhe turistët të ndeshur me këto vështirësi bëjnë apel për përmriësim të kushteve nëse kërkohet që Thethi të kthehet në një pikë turistike më të frekuentuar.
Banorët paralajmërojnë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, do të zgjedhin rrugë të tjera për ti dhënë fund lënies në harresë të kësaj bukurie natyrore.
(NEWS24/Eliona Kodra/BalkanWeb)