E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres, treni i mallravepërplas kalimtarenPo kalonte trasenë

DURRES- Një kalimtare është aksidentuar sot paradite nga treni i mallrave i linjës Durrës-Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 9.30 pranë hotel "Belvederes", 8 km në jug të Durrësit, në vendin e njohur si Shkëmbi i Kavajës.

Sipas policisë 53-vjeçarja Gj. Milloshi, e cila po kalonte në anën tjetër të trasesë hekurudhore, është dëmtuar rëndë si pasojë e goditjes së trenit dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit.

Gjatë stinës së verës zona turistike Shkëmbi i Kavajës-Golem-Mali i Robit frekuentohet nga mijëra pushues, një pjesë e të cilëve nuk i shfrytëzojnë mbikalimet apo nënkalimet e pakta hekurudhore që janë ndërtuar në këtë segment.
(s.g/atsh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›