Thike ne zemer shokut te moshuar per kulloten

Isuf Sinani 67 vjec vrau me thike dje ne mengjes Feim Leken 77 vjec pas nje konflikti pronesie
Prej disa ditesh pleqte grindeshin se kujt i perkiste nje kullote prane liqenit te Kasharit
TIRANE- Pleqte perleshen per token e marre me qera nje i vrare dhe nje i arrestuar pas konfliktit te pronesise ne fshatin Yrshek te komunes Kashar te kryeqytetit. Feim Leka 77 vjec nga Fshati Zdrajsh i Librazhdit mbeti i vdekur pasi u godit me thike nga bashkefshatari i tij Isuf Sinani 67 vjec po nga Zdrajshi banues ne fshatin Yrshek te Tiranes.
Ngjarja ndodhi dje ne oret e para te mengjesit ne afersi te baneses se autorit te krimit ku te dy ata jane grindur qe ne mengjes kur te dy te moshuarit kane nisur te grinden mes tyre dhe te debatojne per faktin se cili duhej te shfrytezonte nje pjese kullote ne zonen e liqenit te fshatit Kashar e cila ishte ne pronesi te nje banori te ketij fshati.
Secili prej personave pretendonte se ai marre me qera qe prej fillimit te vitit kete siperfaqe toke dhe se ai kishte edhe te drejten ta shfrytezone. Sipas deshmitareve te ndryshem dy burrat e moshuar ishin konfliktuar buze rruges kryesore te fshatit jo shume larg banesave te tyre.
Konflikti mesohet se nisi rreth ores tete ku te dy ata ishin takuar per te diskutuar konfliktin per te cilin ata kishin mosmarreveshje prej kohesh por ditet e para te Vitit te Ri ishte bere edhe me i ashper. Ne debat e siper mes tyre dy te moshuarit jane perkleshur fizikisht me njeri- tjetrin.
Nga perplasja fizike mes tyre te moshuarit jane rrezuar ne nje faqe kodre aty prane te mbushur me ferra. Ne kete kohe autori i krimit Isuf Sinani i cili ishte edhe invalid nxori nje thike qe mbante me vete dhe menjehere goditi te moshuarin tjeter Feim Leka dhjete vite me i vjeter se ai.
Leka mori nje plage ne zemer cka i shkaktoi menjehere vdekjen ndersa autori dyshuar i krimit u largua ne drejtim te baneses se tij ku njoftoi te afermit e tij per veprimin qe kishte kryer.
Plaku i vrare sipas deshmitareve mbeti ne vendin e perleshjes per me teper se dy ore deri kur kalimtare te ndryshem vune re trupin e tij duke njoftuar menjehere policine dhe te afermit e te moshuarit te vrare.
Nderkaq ne kete kohe te afermit e Isuf Sinanit pretendojne gjithashtu se pasi njeriu i tyre i kishte njoftuar per veprimin kishin lajmeruar menjehere policine. Menjehere pas informacionit te marre ne vendin e ngjarjes mberriten menjehere sherbimet e policise se komisariatit nr.6 si dhe te zyres se hetimit te vrasjeve. Nga hetimet e para te kryera ne vendin e ngjarjes policia zbardhi ne pak minuta krimin duke arrestuar me pas ne banesen e tij autorin e dyshuar te krimit.
Ai pranoi autoresine ndersa mesohet se ka pretenduar se shkak per konfliktin ishte bere fakti se Feim Leka kulloste bagetine ne kulloten e marre me qera prej tij. Policia sekuestroi sende te ndryshme ne cilesine e proves materiale ndersa i komunikoi autorit te dyshuar akuzen e vrasjes me paramendim dhe me dashje.
Te afermit e Sinanit
Policia nuk e vleresoi konfliktin
Te afermit e Isuf Sinanit pohuan dje per gazeten Shekulli se konflikti i pronesise mes dy burrave te moshuar nga Zdrajshi i Librazhdit kishte nisur disa vite me pare por kohet e fundit sipas tyre problemet kishin nisur te acaroheshin. Kjo pasi sipas tyre here pas here Leka fuste bagetine ne kulloten e marre me qera prej Sinanit.
Nje nga te afermit e autorit te dyshuar te krimit tha dje per Shekullin se Isufi dje ne mengjes kishte dale nga shtepia ndersa ishte perballur me Feim Leken 100 metra poshte shtepise se tij. Aty ata kane debatuar dhe Feimi e ka share dhe e ka goditur Isufin. Nuk e di sakte se si ka nisur por di qe ai e kishte share Isufin dhe e kishte goditur.
Me tej sipas te afermit ai kishte reaguar duke qelluar dhe te dy ishin konfliktuar fizikisht me njeri- tjetrin e kishin rene ne ferra. Isufi nuk e kishte nje dore dhe kur e ka qelluar Feimi disa here ai s ka pasur mundesi tjeter te mbrohej dhe e ka goditur me thike ne zemer- shprehet i afermi qe kerkon te mos identifikohet. Me tej ai rrefen se ata per konfliktin kishin njoftuar disa here policine por askush nuk ishte kujtuar per te zgjidhur ate.
Policia gjithmone vinte dhe pasi informohej per problemin largohej- rrefen nje pjesetar i familjes se Isufit. Pavaresisht konfliktit ai shpreh edhe keqardhjen per ate cka sipas tij ndodhi pasi humbja e nje njeriu eshte e pajusfitikueshme.
Vellai i te vrarit
Vellai kishte marre kullote me qera
Vellai i Feim Lekes Lufti Leka rrefeu dje per Shekullin se konflikti mes te vellait dhe fqinjit te tyre per kulloten kishte nisur javet e fundit ndersa me pare secili prej tyre kishte pasur nje pjese te parceles se kullotes me qera. Une isha ne shtepi kur me mori djali i vellait Feimit qe banon ne Bathore.
Me tha qe te vija nje here ketej se dic kishte ndodhur. Fola ne telefon me njerezit ketej dhe me thane se ckishte ndodhur. Menjehere u nisa per ketu- tregon Lutfiu vellai i Feimit.
Me tej ai pohon se konflikti kishte ndodhur prane shtepise se Isufit por jo shume larg baneses se tyre. Ai shpreh habine se per se mund te ndermerrte bashkefshatari i tyre po nga fshati Zdrajsh i Librazhdit me banim ne Yrshek nje veprim te tille.
Ajo nuk ishte toka e asnjerit prej tyre pse duhej ata te konfliktoheshin per nje gje qe nuk ishte e tyrja- shprehet Lutfiu. Ai tregon se kur kishte ardhur kishte gjetur policine ne rruge dhe ata nuk e linin te hynte deri sa iu kishte thene se personi i vrare ishte i vellai.
Ata ishin grindur ne rruge dhe me pas kishin rene ne ferra. Aty Isufi kishte goditur Feimin me thike duke e lene te vdekur. Sipas Lutfiut kalimtare te rruges kishin gjetur te vellain dhe me pas edhe njerez te tjere ishin afruar aty per te nxjerre trupin.