Premierat i miraton gjysma e bordit

Sezoni artistik janar-korrik 2011 ne Teatri Kombetar shfaq vepra nga Shekspir Miller Shaffer. Nga 7 anetare te Bordit Artistik kane votuar 4
Teatri Kombetar shpalli dje veprat per sezonin janar-korrik 2011. Bordi Artistik ka dhene miratimin per tri projekte te reja dy nga dramaturgjia angleze Amadeus me autor Peter Shaffer e cila fut menjehere ne pune regjisorin Altina Basha dhe tragjedia Romeo dhe Xhuljeta e Shekspirit qe do te vihet ne skene nga Carlo Bruni. Regjisori italian qe eshte prezantuar me 2008 ne teatrin e Elbasanit dhe ne Tirane fillon nga puna ne muajin prill. Do te jete nje bashkeprodhim i Teatrit Kombetar me Institutin Italian te Kultures.
Programi i shfaqjeve parashikon qe premiera Shtrigat e Salemit te dramaturgut amerikan Arthur Miller projekt i regjisorit Spiro Duni te dale ne muajin prill.
Vendimi per keto te reja eshte marre ne ditet e fundit te dhjetorit nga gjysma e Bordit Artistik te Teatrit Kombetar.
Vetem 3 nga 7 anetare kane qene te pranishem bordi perbehet nga Agim Zajmi Adriatik Kallulli Artan Minarolli Petrit Malaj Altin Basha Genc Sharku dhe Kristaq Skrami. Ne mbledhjen vendimmarerse ishin drejtori Skrami skenografi Zajmi kineasti Minarolli dhe pedagogu Malaj.
Kete informacion e jep per Shekullin njeri nga anetaret Agim Zajmi te cilit nuk i duket cudi mungesa e Sharkut ne kete mbledhje kur ai ka nje vit qe mungon.
Kritiku Kallulli nuk eshte paraqitur per arsye shendetesore kurse Altin Basha ka dhene doreheqjen nga detyra e anetarit te bordit me qellim qe te kishte mundesi per te aplikuar me projektin Amadeus.
Ne njoftimin zyrtar per mediat nuk jepet asnje informacion cilet jane njerezit qe kane vleresuar veprat e ketij viti.
Plus motivimeve te Bordit qe eshte bere e udhes te mos jepen as ato. As faqja zyrtare e Teatrit Kombetar nuk e ndjen nevojen e dhenies se informacionit. Shekulli i kerkoi drejtorit te Teatrit Kombetar Kristaq Skrami te te informoje se me sa anetare jane votuar projektet e reja dhe cilet jane ata. Skramit i duket ky nje informacion i kerkuar prej nje hetuesi.
Drejtorit i duket e tepert dhenia e nje informacioni qe ne fakt nuk duhet ti kerkohet por te afishohet dhe publikohet per te informuar publikun dhe publiku ta dije se kur dhe si merren keto vendime diten apo naten me pjesemarrjen e te gjithe anetareve apo te 2 anetareve duhet te dije nese vleresimi eshte ne baze te meritave te projekteve apo te kompromiseve dhe mungeses se seriozitetit te Bordit Artistik.
Po si i motivojne projektet fituese anetaret e Bordit qe kane qene pjesemarres ne mbledhjen e fundit
Petrit Malaj Mendoj se veprat perfaqesojne nivele te larta artistike qofte te frymes dramaturgjike qofte edhe te mesazhit qe percojne. Malaj vlereson faktin qe per vitin 2011 ka prurje te mire te regjisoreve. Sivjet kane aplikuar regjisore vertet interesante dhe kjo eshte pozitive. Jam i mendimit qe gjithmone te kete kerkesa nga vete Teatri Kombetar qe te afroje njerez potenciale per te shperfaqur vlerat me te mira qe kjo te mos i lihet ne dore rastesise.
Artan Minarolli mendon qe ky repertor eshte jashtezakonisht i cmuar per Teatrin Kombetar qe me venien ne skene te ketyre veprave perforcon pozicionin e tij elitar ne te gjithe levizjen teatrore. E vleresoj edhe kombinimin me regjisore te huaj si nje domosdoshmeri te shkembimit te kulturave skenike dhe eksperiencave dhe me e rendesishme eshte larmia e stileve e kendveshtrimeve dhe vizioneve qe do te ballafaqohen ne skenen e Teatrit Kombetar.
Me realist ne vleresime duket Agim Zajmi anetar ne dy mandatet e fundit te Bordit. Zajmi i vlereson tri projektet e zgjedhura sepse jane shfaqur ne teatro te mire jane vepra te cilat njihen jo vetem si vepra letrare me vlere por edhe si vepra teatrale me vlere. Dhe nga ana tjeter ka rendesi edhe kush angazhohet ne to. Regjisoret nuk jane te brezit te ri jane te provuar si regjisore jane te talentuar thote Zajmi duke besuar te ky potencial njerezor.
Nderkohe 14-15 janar ne sallen e madhe Kadri Roshi rishfaqet Nje tabllo absurde. Kurse ne sallen e vogel vihen ne skene shfaqjet e artisteve fituesit te edicionit VI te Festivalit Teatrot te te Rinjve.
Pretendimet e bordit
Deri me tani detyra e Bordit Artistik te Teatrit Kombetar ka qene njohja me veprat shqyrtimi dhe miratimi i tyre.
Anetaret e tij nuk kane asnje informacion per buxhetin kushtet e realizimit te shfaqjeve apo shikueshmerine. Ka edhe raste qe keta anetare ngaqe nuk i shohin as kane dijeni se cfare rezultati kane dhene projektet qe kane miratuar.
Per nivelin artistik te shfaqjeve vitin e kaluar Agim Zajmi shprehet qe pothuajse te gjitha ishin mesatare. Pa asnje koment me teper. Anetaret e tjere e lene menjane kete pergjegjesi duke qene se pergjigjen vetem per nivelin e projekteve jo per rezultatin ne skene.
Keshtu qe sipas Agim Zajmit eshte mire qe Bordi te kete kompetence me te madhe edhe ne aprovimin vleresimin e shfaqjes regjisoreve aktoreve personazheve.