E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat 5 dite kohe per te paraqitur objektivat

Qeveria do te ndryshoje objektivat per ti pershtatur me fushaten elektorale dhe porosite e BE-se

TIRAN - Brenda pese ditesh secili minister duhet te pergatise objektivat e tij dhe ti paraqese ato perpara publikut. Kjo eshte detyra e pare e dhene nga kryeministri Berisha per kabinetin qeveritar. Duke pare deshtimin ne marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE Berisha ka kerkuar qe te gjitha detyrat dhe buxhetet te behen pikerisht per te plotesuar detyrat e lena nga Europa.


Kur na ndajne vetem pak muaj nga fillimi i fushates elektorale shefi i mazhorances i cilesoi objektivat e qeverise per kete vit te qarta per te mundesuar me tej integrimin e vendit. shte e domosdoshme qe te riformulojme edhe njehere objektivat e kristalta te cilat ju dhe une do ti shpallim para mediave ne menyre qe cdo qytetar shqiptar te njihet me detyrimet qe merr persiper qeveria ne interesin e tyre me te mire gjate viti 2011. Brenda 5 diteve do te paraqisni objektivat tuaja per kete vit - theksoi Berisha.


Duke e cilesuar integrimin e vendit si shtyllen kryesore te punes se qeverise kryeministri ftoi opoziten per bashkepunim per realizimin e axhendes se qeverise. Axhenda jone eshte axhenda jone dhe kjo axhende nuk mund te pengohet nga asgje. Imagjinoni ju sikur keto arritje te ishin futur ne kuti. U mbeten arritje madhore ne ekonomi financa dhe te gjitha fushat. Dikujt tjeter i mbetet kutia.


Une i kam dale borxhit dhe i dal perseri. Jam i gatshem te bashkepunoj por perndryshe axhenda ime eshte intensive dhe jam i papermbajtur ne zbatimin e saj - tha ai. Kryeministri u ndal ne objektivat sociale ku me e rendesishmja do te jete rritja e rrogave dhe e pensioneve.


Sipas tij se shpejti qeveria do te miratoje ligjin qe do te mundesoje nje shperndarje me te drejte te te ardhurave. Jane 800 mije familje shqiptare qe presin rritjen e rrogave dhe te pensioneve qe presimin krijimin e vendeve te reja te punes qe presin luften e metejshme te suksesshme kunder korrupsionit. Pra axhenda do te vazhdoje - u shpreh kreu i qeverise.


Lidhur me sigurine ne vend kryeministri i kerkoi ministrit te Brendshem rritjen e garancise se jetes per shkak se ditet e fundit Shqiperia eshte kthyer ne nje arene vrasjesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›