Milani, sytë nga Luis Fabiano dhe Xheko
Edin Xheko nuk i kushton vëmendje ofertës prej 25 milionë eurosh të Mançester Sitit dhe nënvijëzon se dëshiron vetëm Milanin. Sulmuesi i Volfsburgut vazhdon të thotë: "Kam qenë gjithmonë tifoz i kuqezinjve dhe ëndërroj të luaj për një klub të madh si Milani". Një mesazh i qartë për merkaton e vitit 2010, ku nga "San Siro" pritet të largohet Jan-Klas Huntelar. Holandezi ka zhgënjyer te Milani, ndërsa për shërbimet e tij interesohet Totenhemi. Alternativat për të plotësuar repartin sulmues të trajnerit Leonardo janë Xheko, por edhe Luis Fabiano. Ky i fundit kërkon me çdo kusht të largohet nga Sevilja dhe duket se dëshiron të luajë përkrah Ronaldinjos e Patos.