E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi sfidon Sitin për Riberi

Frenk Riberi është shndërruar tashmë në një nga objektet më të kërkuara në merkaton europiane. Lajmi se tashmë është përcaktuar çmimi i tij prej 35 milionë eurosh kuotë fillestare nga klubi bavarez ka bërë që në kërkim të tij të hidhen klubet më të mëdha të kontinentit. Nuk është vetëm Mançester Siti në ndjekje të talentit francez të Bayernit dhe Francës. Futbollisti mund të largohet nga "Allianz Arena" që në muajin janar. Por pas mbylljes së çështjes "Kakuta", Çelsi mund të rikthehet të blejë lojtarë të rinj. Prandaj mendojnë për një afrimin në ekip të Riberisë, të vlerësuar nga klubi gjerman me rreth 90 milionë euro, aq sa kartoni i Kristiano Ronaldos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›