E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinjo, Barça ofertë 38 milionë euro

Që Robinjo dëshiron të vijë te Barcelona që në janar, kjo dihet. Por e reja sipas "Daily Mirror", është se braziliani i Mançester Sitit nuk do të kënaqej me një huazim 6-mujor, që mund të kthehet në një blerje definitive në verë, por dëshiron menjëherë një kontratë klasike dhe mundësisht në terma të gjatë. Barcelona duket se po mendon t‘i ofrojë një kontratë 6-vjeçare në total prej 33 milionë eurosh dhe mendon të shpenzojë 38 milionë euro për ta blerë. Kjo ofertë shpresohet ta bindë bosin arab të Mançester Sitit. Por klubi anglez synon afrimin e Kolo Ture. Bëhet fjalë për vëllain e Jaja, që luan te Barcelona, por që mezi pret të bëjë gati valixhet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›