E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo: Nuk jam në formë për të luajtur

Vazhdon ende konflikti mes Federatës Portugeze të Futbollit dhe klubit gjigant të futbollit spanjoll, Realit të Madridit. Klubi "blancos" ua ka dërguar mjekëve të kombëtares së Portugalisë të gjithë dokumentacionin, i cili është mbajtur për dëmtimin e fundit të "Topit të Artë" në fuqi, Kristiano Ronaldo, por drejtuesit luzitanë as që duan t‘ia dinë dhe pretendojnë se ish-talenti i Mançester Junajtid duhet t‘i përgjigjet rregullisht grumbullimit. Sikurse ka bërë të ditur "Marca", vetë lojtari i ka bërë të ditur stafit të kombëtares së tij se "nuk ndihet aspak në formë për të luajtur". Tani mbetet të shikojmë se si do të përfundojë kjo çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›