E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirren Memelli e Bylykbashi, Bogdani jashte

Dy futbolliste te tjere, si kunderpergjigje pas zhgenjimit ne Malte, jane thirrur ne kombetare, per dy ndeshjet eliminatore te Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010", ndaj Hungarise me 28 mars ne Tirane, dhe kater dite me vone, ndaj Danimarkes, ne fushen e kesaj te fundit. Nje prej tyre, sulmuesi i Tiranes, Migen Memeli ka shtuar numrin e lojtareve kuqezi, qe luajne ne kampionatin shqiptar. Trajneri holandez, Ari Han i eshte pergjigjur ne kete menyre kritikave, duke thirrur me ne fund ne sulm, Migen Memellin. Nje ndeshje me pare, edhe Sukaj i Vllaznise, eshte perfshire ne radhet e kombetares. Sulmuesi i Tiranes ka shenuar 13 gola deri tani, ne kampionatin shqiptar. Pervec tij, ne kombetare eshte shtuar edhe emri i Dorian Bylykbashit, qe aktivizohet ne Ukraine. Lojtari i sakrifikuar eshte Erjon Bogdani, i cili po kalon momentin me te mire, gjate vitit te fundit. Bogdani udhehoqi sulmin kuqezi ne kater ndeshjet e fundit. Ai eshte preferuar ne kombetare, kur qendronte vazhdimisht ne stolin e Kievos, por si per ironi te fatit, ka mbetur jashte ekipit perfaqesues, dy dite para se Ari Han te deklaronte listen per ndeshjet e tjera eliminatore, (llogarite jane bere para se Bogdani te shenonte ndaj Lacios). Edhe sulmuesi Edmond Kapllani, qe nuk eshte thirrur ne Malte, ka mbetur serish jashte.

Lista e kombetares, para ndeshjeve me Hungarine dhe Danimarken

Arian Beqaj (Anorthosis)

Isli Hidi (Krivbas)

Samir Ujkani (Palermo)

Mbrojtes

Andi Lila (Tirana)

Armend Dallku (Vorskla)

Debatik Curri (Vorskla)

Ansi Agolli (Tirana)

Kristi Vangjeli (Aris)

Endri Vrapi (Elbasani)

Elvin Beqiri (Vllaznia)

Admir Teli (Karabakh)

Mesfushore

Lorik Cana (O. Marseje)

Altin Lala (Hanover '96)

Ervin Skela (E. Kotbus)

Gilman Lika (Hacetepe)

Ervin Bulku (Krivbas)

Dorian Bylykbashi (Krivbas)

Elis Bakaj (Dinamo)

Klodian Duro (Omonia N.)

Sulmuese

Hamdi Salihi (Ried )

Xhevahir Sukaj (Vllaznia)

Besart Berisha (Horsens)

Migen Memelli (Tirana)

Grumbullimi

Ne vigjilje te dy ndeshjeve te radhes, eliminatore te Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010", kuqezinjte kane zgjedhur si rezidence hotel "Durrah", ne Durres. Grumbullimi do te nis kete te diel, ne ora 14.30.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›