Berisha-Rames: Kartat, jo falas
Kryeministri Berisha, ka refuzuar ne menyre te menjehershme propozimin e kryesocialistit Rama, per shperndarjen e kartave te identitetit falas. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise ai tha se kartat e reja te identitetit, nuk do te shperndaheshin falas per asnje qytetar ne vend. Duke risjelle ne kujtese, ate qe sipas tij kishte ndodhur ne vitin 1997, kur kartat e identitetit ishin hedhur ne lumin e Lanes, kreu i ekzekutivit tha se nuk mund te thjeshtesohen kaq shume ato, duke u shnderruar ne karta votimi. Sipas Berishes, keto karta nuk mund te shperndahen falas per asnje kategori, per faktin se ato jane me shume se karta votimi. Per te, kerkesat e Partise Socialiste per t'i shperndare falas keto karta, jane vetem nje perpjekje per ta zhvleresuar kete dokument te rendesishem. "Perpjekjet per t'i shnderruar keto ne karta votimi, ashtu sic ndodhi ne vitin 1997 qe u shperndane falas dhe shumica e tyre perfunduan ne lumin Lane, jane perpjekje per te bllokuar procesin, jane perpjekje dhe kerkesa se si te zhvleresosh totalisht procesin dhe t'i shnderrosh keto karta, ne ato lloj kartash votimi", reagoi kryeministri, gjate mbledhjes se qeverise. Sipas Berishes, keto karta jane te rendesishme edhe per faktin se ne nje kohe te afert me te, do te mund te udhetohet edhe jashte Shqiperise. Duke e cilesuar procesin e prodhimit dhe shperndarjes se ketyre kartave si te suksesshem kryeministri Berisha deklaroi se ulja e cmimit per nje kategori te caktuar qytetaresh, ka ndikuar qe numri i aplikanteve te behet me i madh. Sipas Berishes, me gjithe zhurmen e pajustifikuar te opozites, cdo dite numri i aplikimeve per te terhequr karta shkon ne rreth 12 mije ne dite. "Me gjithe fushaten nxitese, sic ju e shihni, 277 mije qytetare kane aplikuar per karta identiteti. Nga kontigjenti prej 700 mije qytetaresh qe jane pa pasaporta, kane mbetur rreth jo me shume se 400 mije", deklaroi kryeministri Berisha, per te cilin vetem ne Tirane jane terhequr 125 mije karta identiteti. Nisur nga keto te dhena, kryeministri Berisha i beri thirrje te gjithe qytetareve qe te aplikojne per keto karta dhe nga ana tjeter falenderoi 277 mije qytetaret, te cilet kane aplikuar deri tani. Po dje ne mbledhjen e qeverise kryeministri Berisha, deklaroi se zgjedhjet e ketij viti do te jene zgjedhjet me te mira qe jane zhvilluar ndonjehere ne vend. Sipas Berishes, ne takimin qe ai kishte zhvilluar me perfaqesues te OSBE-ODHIR-it, i ishte premtuar se ne vend do te vinte edhe nje delegacion i madh ekspertesh, per te monitoruar nga afer zgjedhjet, te cilat do te mbahen ne muajin qershor te ketij viti. "Opozita le te jete e qete, por edhe shqiptaret duhet ta dine, se keto zgjedhje do te kene infrastrukturen me te mire teknike se cdo proces zgjedhor tjeter ne historine e ketij vendi. Listat paraprake te votuesve jane publikuar, nderkohe ashtu sic ju e keni pare, bashkite, komunat i kane gjetur ato te pershtatshme", tha Berisha.
Cmimet
Pak jave me pare qeveria miratoi edhe uljen e cmimeve, per kategori te caktuar per sa i perket kartave te identitetit. Keshtu qeveria vendosi uljen e cmimit me 20% per studentet, 35% per pensionistet dhe 46% per ato familje qe trajtohen me ndihme ekonomike.
Cmimet
Pak jave me pare qeveria miratoi edhe uljen e cmimeve, per kategori te caktuar per sa i perket kartave te identitetit. Keshtu qeveria vendosi uljen e cmimit me 20% per studentet, 35% per pensionistet dhe 46% per ato familje qe trajtohen me ndihme ekonomike.