Thirrja e fundit e PS-së për Sali Berishën
“Në seancën e sotme zoti Berisha ka mundësinë t’i tregojë shqiptarëve e botës mbarë nëse ky parlament do të damkoset përgjithnjë si parlamenti i Ruzhdies, apo si parlamenti që e ndau Shqipërinë njëherë e mirë nga praktikat zullumqare të vjedhjes së zgjedhjeve”, tha deputeti Blendi Klosi.
Ai shtoi se në seancën e sotme, Berisha duhet të tregojë se di të respektojë standardet demokratike e ligjore në Shqipëri dhe sipas tij, kjo arrihet vetëm duke lejuar një hetim të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Është kjo një përgjegjësi e madhe, që do të rëndojë shumë mbi Berishën në historinë e tij politike, prandaj në emër të Partisë Socialiste e ftojmë edhe njëherë që të bëjë zgjedhjen e duhur: të lejojë ai dhe maxhoranca e tij hetimin e plotë duke përfshirë edhe hapjen e kutive”, tha Klosi më tej.
Në fund të deklaratës, Klosi tha se Berisha duhet t’i japë fund krizës, ose do të përballet me “përpjekjet e vendosura e të pandërprera të popullit opozitarë që kërkon fundin e qeverisë tuaj”.