PS: Berisha jepi fund krizës

Vetëm pak orë nga seanca plenare,ku pritet të diskutohet çështja e hapjes së kutive, PS i ka bërë thirrje kreut të qeverisë Sali Berisha t'i japë fund krizës politike dhe të lejojë hetimin e plotë të zgjedhjeve. "Ftojmë Berishën që të bëjë zgjedhjen e duhur,
të lejojë ai dhe mazhoranca e tij hetimin e plotë duke përfshirë edhe hapjen e kutive. Kjo është ajo që po kërkojmë sot ne, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Jepini fund kësaj krize zoti Berisha", u shpreh deputeti socialist, Blend Klosi. Ai tha se nëse kërkesa për hapje të kutive nuk pranohet, atëherë do kërkohet fundi qeverisë.
"Në të kundërt do të përballeni me përpjekjet e vendosura e të pandërprera të popullit opozitare që kërkon fundin e qeverisë tuaj", theksoi ai.