E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja qe i bejme Sali Berishes

I bejme thirrje Sali Berishes pergjegjesit te kesaj situate ne Dukat Orikum por edhe ne Hamallaj e ne vende te tjera te gjeje rrugen ligjore te dialogut dhe jo te konfrontimit me popullin e tij dhe ti jape zgjidhje perfundimtare ceshtjes se pronave qe po e mbajne peng stabilitetin dhe zhvillimet normale te vendit

Nga Fatmir Toci

Deputet i PS

Brenda nje dite Shqiperia mori dy mandate nga institucionet europiane nje per popullin i cili nga mesi i dhjetorit do te mund te levize i lire dhe nje shuplake per qeverine te ciles iu refuzua kerkesa per te marre statusin e vendit kandidat per ne BE. E vetmja qeveri te ciles i refuzohet ky status pas aplikimit me kokefortesi e nxitim. Madje kete status kete here e fituan edhe shtetet tane fqinje te cilat nuk jane akoma as anetare te NATO-s sic vendi yne.

Tanime eshte e qarte nga te gjithe se krimi dhe korrupsioni i mbyllen deren Shqiperise. Nje pergjigje e qarte e hapur pa asnje diplomaci per nje qeveri te deshtuar dhe nje kryeminister te deshtuar qe e ka futur vendin ne kaos ne krize politike institucionale dhe ekonomike

- Ne Raport ka kritika te forta ndaj institucioneve te shtetit dhe mospermbushje te standardeve nga ana e tyre

- kritika per ligje qe nuk zbatohen per Kuvendin e transformuar ne nje organ te keqperdorur nen drejtimin e nje spikere qe dhunon opoziten dhe nuk zbaton rregulloren por tejet e ekzaltuar sa here e merr fjalen shefi i saj

- kritika per korrupsionin e larte qe ka prekur ndjeshem disa fusha nevralgjike te vendit si gjyqesori ekonomia shendetesia te drejtat e prones prokurimet publike etj

- kritika per mungesen totale te hetimeve edhe kur u nxjerr te palarat nje minister i kabinetit si dhe denimet qesharake kur jane te detyruar per te hedhur hi syve opinionit etj.

Sic eshte theksuar edhe ne raporte te tjera te institucioneve nderkombetare ne Shqiperi eshte instaluar prej kohesh kultura e pandjeshmerise ndaj problemeve qe ngre opozita ndaj fjales se specialisteve dhe ankesave te popullit dhe si rrjedhoje edhe kultura e mosndeshkimit ndaj shkelesve te ligjit.

Te gjitha keto opozita dhe shqiptaret po i thone qe prej nje viti e gjysme ndersa Berisha ne vend qe te reflektoje per shqetesimet qe ngre BE-ja po ben te gjitha perpjekjet per te nderhyre per ndryshimin e raportit tek miqte e tij te vjeter europiane.

Por dje po nga Komisioni Evropian iu be e qarte Berishes se nuk ka vend per ndryshimin e raportit por per te ndryshuar qendrimet mbi bazen e detyrave qe vihen. Korrupsioni galopant dhe zgjidhja e problemeve te prones per te cilat shprehet Raporti jane theksuar edhe me pare ne Rezoluten e Parlamentit Europian.

Rasti me tipik eshte trajtimi i banoreve te Orikumit dhe Dukatit ne rrethin e Vlores te cilet prej vitesh kerkojne zgjidhjen e problemit me rruge ligjore dhe per shkak te synimeve grabitqare te ketij pushteti jane ngritur ne protesta te ligjshme. Por pushteti duke perdorur edhe policine e shtetit deri ne denatyrim dhe perdhosje te statusit dhe figures se saj jo vetem nuk u jep pergjigje mbi 80 dosjeve me dokumente pronesie te paraqitura si dhe shume ceshtjeve te hapura ne gjykatat e shkalleve te ndryshme por ushtron dhune ndaj banoreve te pambrojtur duke i provokuar dhe akuzuar si irredentiste dhe talebane.

Pra per te mbrojtur interesat e nje klani me synime grabitqarene bregdetin e Jugut te Shqiperise shteti dhe pushteti i sotem jo vetem mashtron e te vjedh ne mes te dites por edhe te akuzon per veprime qe nuk i ke bere te rreh e te masakron duke u vene ne rrezik edhe jeten sic po ndodh me fatin e shtetasve Jorgo Kazheli e Albert Hibroj qe vetem dje kane mundur te dalin nga spitali i Vlores me fraktura ne koke e ne trup.

I bejme thirrje Sali Berishes pergjegjesit te kesaj situate ne Dukat Orikum por edhe ne Hamallaj e ne vende te tjera te gjeje rrugen ligjore te dialogut dhe jo te konfrontimit me popullin e tij dhe ti jape zgjidhje perfundimtare ceshtjes se pronave qe po e mbajne peng stabilitetin dhe zhvillimet normale te vendit.

Dhe tu kerkoje falje banoreve ne Bashkine e Orikumit qe nuk e ka mbajtur premtimin paraelektoral per zgjidhjen e ketij problemi por qe e harroi sapo u sigurua qe me vjedhjen e votes qe u beri shqiptareve mund ta vazhdonte mbreterimin e tij.

Partia Socialiste eshte e vetmja shprese e shqiptareve forca reale demokratike ne vend e cila do ti zgjidhe perfundimisht keto probleme dhe do ta nxjerre vendin nga kjo krize.

Ndaj me ndjenjen e pergjegjesise per fatin e integrimit te vendit ne vendosem te hedhim nje hap tjeter perpara drejt zgjidhjes se krizes qe nuk eshte terheqje nga kauza jone por perpjekje per te cbllokuar krizen per te realizuar reformen zgjedhore rruge e cila duhet te kaloje nepermjet hetimit parlamentar.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›