E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrje për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës

Drejtuar institucioneve shtetërore e shoqërore dhe gjithë opinionit publik shqiptar

Ne, shoqata kulturore atdhetare “Labëria”, me përkrahjen e 70 shoqatave të tjera homologe, jemi bashkuar për mbrojtjen e qytetit të Vlorës të mbledhur sot, më datë 13 mars 2010, në një takim të zgjeruar e të jashtëzakonshëm, të shqetësuar për fatet e së ardhmes së këtij qyteti, të cilit po i kanosen rreziqe të reja shkatërruese.

Sikur të mos mjaftonin ndërhyrjet e deritanishme në dëm të këtij qyteti, që përbën zemrën e turizmit shqiptar për pasuritë e jashtëzakonshme që ofron natyra e tij bregdetare, qeveria ka marrë vendime të tjera ogurzeza që e shkatërrojnë përfundimisht atë.

Në raportin e “Planit Struktural të Vlorës” përgatitur nga Ministria e Punëve Publike dhe Banka Botërore në dhjetor 2009 dhe që i mbahet sekret qytetarëve, thuhet se: “Zona industriale, TEC-i dhe porti komercial i kontenierëve janë pjesë e një projekti kompleks prioritar të zhvillimit kombëtar”.
Në mënyrë të fshehtë dhe pa kurrfarë transparence përpara publikut mbarë shqiptar dhe atij vlonjat, qeveria po projekton prerjen dhe rrafshimin e krejt pyllit të Kumes (Sodës), 478.14 hektarë, për të derdhur aty rreth 1.3 milionë metra katrorë beton mbi të, siç është planifikuar. Ky plan parashikon që në këtë zonë do të ngarkohen e shkarkohen 3 milionë kontenierë në vit, që do të thotë se përmes qytetit kjo firmë fantazmë do të kalojë 10.000 kamionë në ditë. Dhe më tej, në Karaburun të instalohen 250 kulla çeliku nga 117 metra të larta për të prodhuar energji nga era.
Të gjitha këto në emër të kujt?!...

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›