E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizata kriminale fitonte 12 mijë euro në ditë

Hetimet Fitimet transferoheshin në Berat, duke ngritur biznese të ndryshme

Organizata kishte një fitim prej 12000 eurosh në ditë dhe fitimet e përllogaritura që janë dërguar në Shqipëri janë afërsisht 1.5 milionë euro. Veprimtaria kriminale ka filluar para tre vjetësh dhe kryesisht paratë e fituara brenda ditës u kalonin vëllezërve Shehu, dhe pastaj këto para mblidheshin nga shtetasi S. Shehu, i cili së bashku me shtetasin F. Z., që më datë 9 janar 2008 kanë çelur një llogari bankare në shumën prej 500 mijë eurosh. Sipas akuzës, vëllezërit Shehu shfrytëzonin edhe kunatin e tij. Ky i fundit, paratë e marra prej tyre, pasi i depozitonte, i niste drejt Greqisë në emra të shtetasve grekë me kombësi ruse. Rrjeti i trafikut, sipas hetimeve paraprake, ishte tepër i madh. Ky rrjet organizohej nga dy vëllezërit nga Drenovica e Beratit. Ndërkohë që është vërtetuar se vëllezërit nuk kanë pasur asnjë aktivitet të ligjshëm. Ata kanë bërë pastrim parash gjatë gjithë kohës. E gjithë veprimtaria e paligjshme kryhej në Athinë. Për tre vjet rresht, vëllezërit Shehu kanë vënë një pasuri të madhe, e cila nuk kishte si pikënisje ndonjë aktivitet të ligjshëm të tyre. Vëllezërit Shehu kanë blerë edhe një tokë në Tiranë. Tashmë ata do të hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas hyrjes në fuqi të ligjit “Antimafia”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›