Thirrje per shkurtime drastike te arsenalit berthamor amerikan

Nje organizate pro kontrollit te armeve berthamore po i ben thirrje Shteteve te Bashkuara qe te pakesoje ne menyre drastike arsenalin e armeve berthamore.
Pjesemarresit ne nje konference te organizuar nga grupi Global Zero kane publikuar nje raport permes te cilit i kerkojne SHBA-se te ule arsenalin ne 900 mbushje shifer kjo mjaft e vogel krahasuar me 5 mije mbushjet berthamore qe zoteron vendi aktualisht.
Raporti ben thirrje per eliminimin e te gjitha mbushjeve berthamore interkontinentale me baze tokesore dhe mundesisht disponimin e nje arsenali me mbushje qe mund te leshohen prej nendeteseve ose prej avioneve me rreze te gjate veprimi.
Takimi i eksperteve i kryesuar nga gjenerali ne pension James Cartwright ish-nenkryetar i shtatmadhorise amerikane thote se situata e tanishme berthamore e SHBA-se eshte pjese e nje mentaliteti te vjeteruar te periudhes se Luftes se Ftohte qe nuk trajton kercenimet e shekullit 21.