E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen temperaturat, dëborë në zonat malore në fundjavë

Temeraturat do të pësojnë një ulje drastike me rreth 5 gradë që prej ditës së nesërme megjithëse pritet që të përmirësohen kushtet atmosferike u shpreh Laida Porja metorologe e "Meteoalb". Ulja e temperaturave pritet që të sjellë dhe reshje dëbore në zonat malore.
Ndërkohë që shpejtësia e erës dje ka qenë rreth 60 km në orë duke shkaktuar edhe dallgë mjaft të forta në bregdet.Në ditët në vazhdim pritet që shpejtësia e erës të jetë më e vogël dhe do kap vlerën e 40 -45 km për orë.
Rritja e temperaturave dhe përmirësimi i motit pritet të ndodhë vetëm në fundjavën e ardhshme, ndërkohë që përmirësimi pritet të fillojë që prej ditës së enjte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›