Virusi A/H1N1, numërohen rreth 410 të infektuar në Shqipëri

Një ngjarje cila ka tronditur mjeksinë shqiptare por edhe shoqërinë në vitin që sapo lamë pas ka qenë edhe gripi i derrit një pandemi që pushtoi mbarë botën. Në fakt edhe në Shqipëri pati shumë të prekur dhe nëntë viktima. Nga informacionet e mara nga Insituti i Shëndetit Publik për vitin 2010 kemi gjithsej 5 të shtruar të infektuar nga virusi A/H1N1. Njëri prej tryre ndodhet në spitalin infektiv dhe katër të tjerët në sanatorium. Sipas ISHP-së gjendja e tyre është stacinare dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë deri tani numri i të prekurve nga virusi A/H1N1 i ka kaluar 410 të prekur ndërsa numri i viktimave është 9. Në fakt një pjesë e viktimave të shkaktuara nga ky grip janë të rinj dy prej të cilëve janë edhe dy nëna shtatëzënë tetë muajsh, ndërsa tjetra një shtatëzane e cila priste dy binjakë. Sipas mjekeve kemi një ulje të numrit të personave të infektuar me këtë virus duke marrë parasysh ritmet me të cilin është rritur ky numër në dhjetor të 2009-ës.