Thoma Miço: “Vangjel Dule të japë dorëheqjen, dështoi në zgjedhje”
INTERVISTA/ Flet Thoma Miço për zhvillimet politike në PBDNJ dhe OMONIA
Nënkryetari i PDBNJ-së, Thoma Miço, i ka kërkuar dorëheqjen kreut të kësaj partie, zotit Vangjel Dule, duke e akuzuar si të dështuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Ai ka pohuar se Kongresi i Jashtëzakonshëm që pritet të zhvillohet në shtator duhet të jetë forum që të zgjedhë strukturat e reja, përfshirë edhe kryetarin e saj. Miço ka lajmëruar se do të paraqesë një platformë së bashku me disa nga anëtarët e partisë me të cilën do të konkurrojë. Në intervistën dhënë për gazetën, zëvendëskryetari i PDBNJ-së ka shpjeguar të gjitha detajet rreth zhvillimeve të brendshme dhe raportet e komunitetit grek me politikën në Shqipëri.
Z. Miço, si e komentoni rezultatin e PBDNJ-së në zgjedhjet e qershorit 2009?
Për mua ishte rezultati më i ulët elektoral i realizuar qysh prej vitit 1991. PBDNJ-aj, nga tre deri në pesë deputetë që ka pasur historikisht, sot ka vetëm 1 deputet dhe atë si produkt më tepër koniunktural. Nga 40 deri në 50 mijë vota që ka marrë PBDNJ-ja në zgjedhjet e kaluara, këtë herë morën vetëm 17 000 vota, gjë që flet për një dështim total të kursit politik të drejtuar nga z. Dule, i cili pati kurajën ta pranojë publikisht këtë përgjegjësi, por harroi që të ndëshkojë përgjegjësin, pra harroi të jepte publikisht dorëheqjen.
Përse mendoni se përgjegjësia mund të jetë vetëm e zotit Dule?
Z. Dule, gjatë 7 viteve në krye të PBDNJ-së, e ka kthyer këtë parti në PVD (Partia e Vangjel Dules), pra e ka privatizuar. Funksionon pa respektuar Statutin e partisë, emëron dhe shkarkon anëtarë në organet drejtuese të Partisë, imponon vendimet e tij personale duke shpërfillur organet drejtuese të partisë, bëri marrëveshje të fshehtë parazgjedhore 8-9 muaj para zgjedhjeve dhe nuk njofton asnjë instancë të partisë, refuzon në mënyrë krejt arbitrare vendimin e Kryesisë së OMONIA-s për koalicionin parazgjedhor. Devijoi pozicionin centrist të PBDNJ-së, një pozicion të suksesshëm dhe komod në bashkëqeverisjen e vendit për shkak të preferencave dhe detyrimeve të tij ideologjike. Në të gjitha këto raste duket qartë që ai vendos për gjithçka; pra, ai vendosi dhe për humbjen. Ndaj është përgjegjësi kryesor, ai që duhet të largohet nga kreu i PBDNJ-së para se kjo parti të shkatërrohet totalisht.
Ju mendoni se dorëheqja do të jepet në Kongresin e Jashtëzakonshëm që do të bëhet në shtator?
Normalisht po. Por, me sa e njoh natyrën e tij, ai nuk është gati ta ndërmarrë këtë akt civil. Ai është munduar që fajin për këtë humbje t’ua faturojë socialistëve, të cilët, bashkë me demokratët, i vodhën votat! Në qoftë se ky kongres i jashtëzakonshëm nuk do të ketë karakter zgjedhor dhe nuk do të evidentojë dorëheqjen e z. Dule, ky kongres që do të ngjajë me një “ceremoni mortore” në të cilin do të varroset njëherë e përgjithmonë imazhi i një partie me një mision historik të pranueshëm dhe të admirueshëm nga opinioni politik shqiptar, një mision që mbron të drejtat e minoriteteve, që mbron të drejtat e njeriut për më shumë liri, dinjitet dhe prosperitet.
Ju do të merrni pjesë në këtë kongres dhe, nëse po, çfarë pretendoni?
Do të ishte absurde që një themelues i PBDNJ-së dhe njëkohësisht nënkryetar i saj të mos marrë pjesë në aktivitetin më të lartë politik statutor të partisë së tij. Ashtu si dhe ju, unë kam marrë vesh që Dulja ka mbledhur një grusht mbështetësish nga Kryesia dhe në kundërshtim të plotë me Statutin ka marrë një vendim për përjashtimin tonë nga partia. Me sa di, dhe plenumet famëkeqe të Enver Hoxhës, kur zbulonin dhe demaskonin grupet antiparti “armiqtë”, ata thirreshin në plenum. Këtë kurajë, “diktatori ynë i vogël” nuk e pati, as kurajën të na e publikonte në sy këtë vendim. Unë kam të drejtë të di të paktën se cili është motivacioni i largimit tim, kush forum ka të drejtë ta bëjë këtë dhe në cilin nen të Statutit mbështet ky vendim? Kur të marr përgjigjen për pyetjen e mësipërme do të pranoj vendimin e z. Dule. Pretendimi im i parë për këtë kongres është që ai t’i përmbahet Statutit, të ketë karakter zgjedhor, të zbatohen standardet dhe të japë dorëheqjen paraprake kryetari aktual. Vetëm atëherë ky kongres është legjitim. Me këto kushte, unë do të relatoj në kongres dhe do të shpalos platformën time politike për nxjerrjen e kësaj partie nga terri i veprimtarisë antistatutore dhe nga diktati i një njeriu që e çon atë drejt shkatërrimit.
Z. Miço, ju do të jeni një kandidat i mundshëm në këtë kongres?
Po të respektohet Statuti dhe kushtet që analizova më sipër në të mirë të platformës time politike që unë do të paraqes, mund të jem një kandidat i mundshëm për kreun e PBDNJ-së.
Sipas jush, cili ishte shkaku nga largimi prej koalicionit qeverisës dhe pse pikërisht një muaj para zgjedhjeve?
Në vend të mirënjohjes, z. Dule zgjodhi tinëzarinë, të largohet nga koalicioni qeverisës me “alibinë” çame, duke harruar që PDI-ja çame ishte në koalicion me PD-në dhe PBDNJ-në në zgjedhjet lokale kur fitohej Bashkia e Himarës për herë të dytë. Për mendimin tim, largimi u bë pa asnjë shkak dhe motiv të qenësishëm. Siç e theksova dhe më lart, ai i kishte premtuar z. Rama muaj më përpara marrëveshje paraelektorale. Bashkëqeverisja me PD-në jo vetëm që nuk pati asnjë problem, por PBDNJ-ja gëzonte pushtetin më të madh qendror dhe lokal të të gjitha kohërave. Komunat e fituara nga PBDNJ-ja patën mbështetje të dukshme nga qeveria, dhe jo vetëm kaq. z. Berisha e mbështeti z. Dule edhe kur ai ndërmori fushatën për diskriminim publik të eksponentëve të lartë të partisë, të cilët Dulja duhet t’i eliminonte politikisht.
A ekziston mundësia që PBDNJ-ja të përfshihet në koalicionin qeverisës?
Këtë fakt z. Dule e mohoi publikisht, madje e quajti të pamoralshme dhe aspak parimore, por njëkohësisht, nëpërmjet “zëdhënësve” të tij, krijon insinuata që mund ta hajë gjellën e pështyrë. Nga ana tjetër, me të njëjtin moral, akuzohet PS-ja dhe kreu i saj se janë shkaktarë për humbjen e PBDNJ-së në zgjedhje, duke shënuar një akt tjetër mosmirënjohës ndaj PS-së, e cila, sipas të dhënave, ka një kontribut të çmueshëm në mandatin parlamentar që gëzon sot z. Dule. Kam informacione nga burime të pakonfirmuara se z. Dule është duke negociuar me krerët e PDI-së dhe në këmbim të mbështetjes së tyre për në koalicionin qeverisës ai ka premtuar zgjidhjen afatmesme të problemit çam, të lidhur këtë me ndryshimet e mundshme politike në qeverinë greke. Pra, në politikë, sipas kësaj skeme të tij, qëllimi justifikon mjetin. Në qoftë se ky do të bëhet fakt, mandati parlamentar i Spiro Kserës, për mua, nuk mund të bashkëqëndrojë në të njëjtën qeverisje, sepse janë dy mandate që janë përfituar për arsye kontradiktore. Kjo sepse vendimi i z. Ksera për t’u përfshirë në listat e PD-së erdhi si kundërpeshë e vendimit të Dules për të dalë nga koalicioni me PD-në dhe për t’u futur në koalicion me të majtën.
A ishte sistemi zgjedhor në dëm të PBDNJ-së?
Sistemi zgjedhor i aplikuar në zgjedhjet e fundit nuk i favorizoi partitë e vogla, përveç PBDNJ-së. Ky sistem mbështet ato parti të vogla që kanë vota të tyre të përqendruara në një apo më shumë qarqe. PBDNJ-ja, 70-80% të votave historikisht i ka marrë në tri qarqe; Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë. Qysh në janar e paralajmërova humbjen e PBDNJ-së në këto zgjedhje me këtë sistem sepse kjo parti, në drejtimin 7-vjeçar të z. Dule, është larguar nga minoriteti grek, e ka humbur këtë bastion të Jugut. I prezantova partisë një platformë politike, e cila synonte kryesisht kthimin e saj në identitetin e vet politik, por kjo platformë nuk pati fatin as të analizohej në forumet drejtuese të partisë.
Ju do ta risillni këtë platformë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PBDNJ-së?
Me këtë platformë janë pajtuar tashmë edhe drejtues të lartë të PBDNJ-së. Kjo platformë e shpërfillur para zgjedhjeve, tani, pas zgjedhjeve, është rruga e vetme e përfaqësimit politik të minoritetit etnik grek, me të vetmin ndryshim, që i takon më shumë OMONIA-s ta marrë këtë iniciativë, sesa PBDNJ-së. Zhvillimet në gjirin e kësaj organizate do të jenë shumë vendimtare dhe për vetë ekzistencën politike të PBDNJ-së në të ardhmen. Organizata e OMONIA-s së afërmi do të përcaktojë një konferencë të jashtëzakonshme në misionin e vet politik dhe duke reflektuar nga zhvillimet e deritashme politike në gjirin e saj, i ka të gjitha mundësitë që të realizojë ato ndryshime programore dhe statutore që do ta dallonin si një subjekt elektoral të veçantë. Më vjen sinqerisht keq që PBDNJ-ja i kishte të gjitha shanset dhe mundësitë që ta ruante filozofinë e një partie mbarë shqiptare pa prekur aspak interesat e minoritetit etnik grek, madje duke i pasur ato primare, por kursi i z. Dule vërtetoi thënien popullore se “kur shkon për të vënë vetulla nxjerr dhe sytë”. Ai, në përpjekje për ta bërë mbarëshqiptare këtë parti, i largoi asaj thelbin për të cilin ajo u themelua.
15 Gusht 2009