E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pranga 26-vjeçari, mashtroi dhe përdhunoi minorenen



Një vajzë 16-vjeçare nga Kruja ka denoncuar në Drejtorinë e Policisë Durrës përdhunimin nga një djalë, i cili është arrestuar para disa orësh si i dyshuar i vetëm i ngjarjes. Denoncuesja L. C., 16 vjeçe, me banim në Krujë, është gjendur mbrëmjen e së enjtes në një banesë në Lagjen Nr. 14, Shkozet Durrës, e tërhequr përmes mashtrimit nga 25-vjeçari Astrit Cemenja. I dyshuari, lindur në Dibër dhe banues në Lagjen Nr. 14 në Shkozet të Durrësit, sipas kallëzimit penal të 16-vjeçares, një natë më parë ka arritur ta shtjerë në dorë duke e futur në banesën e tij dhe më tej e ka përdhunuar. Burime në Komisariatin e Policisë Durrës thanë se pas denoncimit të L. C. dhe të dhënave nga ekspertët mjekësorë, arritën në përfundimin se Astrit Cemenja e ka përdhunuar të miturën me banim në rrethin Krujës (në Fushë-Krujë), në banesën e zgjedhur prej tij, në Lagjen Nr. 14 Shkozet Durrës. Gjithsesi, policia tha se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja, kurse materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura”.

Në pranga 20-vjeçarja, ushtronte prostitucion në Durrës

Rruga që përshkon Shkozetin është bërë arenë e seksit me pagesë pasi një vajzë shkodrane ka prostituuar aty me një klient ku dhe është kapur në flagrancë pas një survejimi policor që erdhi për shkak të ankesave të banorëve dhe kalimtarëve. Ngjarja u raportua në vendin e quajtur “Pesëlekëshi” në rrugën pranë Lagjes Nr. 14, Shkozet të rrethit të Durrësit. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë të ditur se 20-vjeçarja M. D., lindur në Shkodër, por me banim aktual në qytetin e Kavajës, u arrestua në flagrancë te “Pesëlekëshi”, rreth orës 11:45, pasi u gjet duke ushtruar prostitucion me një djalë. Nga hetimi dhe marrja në pyetje e mashkullit që kreu seks me 20-vjeçaren dhe dëshmia e vetë së dyshuarës doli se ajo prostituonte kundrejt fitimit në shuma të ndryshme. Në rastin e klientit me të cilin u kap gafil te “Pesëlekëshi”, rezultoi se shtetasin me iniciale M. S., nga Durrësi, kishte paguar për të bërë një akt seksual shumën prej 2500 lekësh. Me arrestimin e prostitutës shkodrane, materialet hetimore mbi veprimet e para procedurale të përpiluara do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të “prostitucionit”.

15 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›