E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thriller në ArsenalLiverpul, barazim në minutën e 102-të

Arsenali dhe Liverpuli kanë barazuar 1-1 në “Emirates Stadium”, në një ndeshje thriller. Gjithçka është vendosur në minutat shtesë, që për shkak të dëmtimit të Karrager, ishin tetë. Arsenali mori një penallti pas faullit të Spiring dhe Van Persi e çoi ndeshjen në 1-0 në minutën e 98-të. Por, gjyqtari për çudi lejoi vazhdimin e lojës dhe Liverpuli mori një faull afër zonës. Goditi Suarez, topi u devijua dhe më pas Ebue pati një kontakt me Kajt. Për arbitrin ishte penallti dhe holandezi barazoi shifrat për Liverpulin në minutën e 102-të të takimit. Penalltia irritoi trajnerin Venger, pasi ajo ishte tepër bujare nga ana e arbitrit. Në fund, francezi protestoi ndaj kolegut Dani Daglish dhe ndaj gjyqtarit të takimit, që veç të tjerash, lejoi një shtesë mbi shtesë të lojës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›