E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thriller politik në Kinë

15-04-2012 / “Le Monde”

Ylli (I kuq) i Bo Xilai duket se është fikur përgjithmonë nga galaksia e pushtetit kinez. Deri pak ditë më parë një nga zotërit e qytetit gjigant Chongqing ishte një nga drejtuesit më të pashëm të vendit: anëtarë i byrosë politike të Partisë Komuniste  dhe i biri i një prej heronjve të revolucionit kinez, dëshironte të hynte në Komitetin e përhershëm të Byrosë Politike, zemra e pushtetit. Pas dy muajsh të një historie thriller të mbrojtur nga muret e Qytetit të ndaluar, Bo ra nga pushteti. me 10 prill u pezulluan nga të gjitha funksionet e partisë dhe është nën hetim për “shkelje të rënda disiplinore”, me fjalë të tjera për korrupsion. Gruaja e tij, është e dyshuar për vrasjen e qytetari britanik, I është dorëzuar drejtësisë.
Edhe pak muaj na ndajnë nga kongresi I 18-të i Partisë Komuniste Kineze – që duhet të rinovojë 7 nga 9 anëtarët të komitetit të përhershëm dhe të hapet ndaj një gjenerate të re drejtuesish  - kjo çështje dëften dhunën e konflikteve që shkundin drejtuesit kryesorë rtë vendit dhe që peshojnë në të ardhmen e Kinës. Hu Jintao dhe Uen Jiabao, në drejtim të vendit nga më shumë se dhjetë vjet, nuk mendojnë se duhet të jenë dëshmitarë të një situate të tillë. Ata kanë qeverisur në emër të një “stabilitetit dhe harmonie”. Ata I kanë lejuar Kinës të bëhet fuqia e dytë botërore, të rigjente forcën për të hyrë në skenën botërore dhe të realizojnë ëndrrën  në 2008 për të organizuar Oliampiadën. 
Shumë mendonin që pas diktaturës së Mao-s dhe ekseseve gjakatare të viteve 60 dhe 70, partia ia kishte dalë të krijonte një sistem institucional paqësor në kuadrin e një drejtimi kolegjial. Duke shtyrë çështjen gjithmonë e më urgjente të reformave politike – pra, deri në cfarë pike duhet liberalizuar partia-shtet për të shoqëruar zhvillimin e vendit – pushteti kishte akredituar këtë imazh dhe ia kish dalë të bindte shumë observatorë të huaj, të verbuar nga rritja ekonomike të Kinës. Rënia e Bo Xilai ka futur në krizë këtë sistem. Zëri i Popullit të Kinës pranon që çështje është “ një ngjarje politike e rëndë, ndikimi i së cilës do të ndihet si brenda ashtu dhe jashtë vendit”. Në mars vetë kryeministri Uen Jiabao kihste thënë që një “tragjedi historike si revolucioni kulturor mund të verifikohet sërish” nëse nuk do të ketë reforma politike dhe ekonomike.
Në këtë rast konsekuencat nuk do të ishin të njëjta. Mao e çoi vendin një kaos të mbyllur nga jashtë, Në të kundërt, ajo që ndodh sot në krye rë fuqisë së dytë ekonomike në botë mund të ketë pasoja në të gjithë botën.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›