E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thrilleri Taken rrezon nga froni komedine Mall Cop

Thrilleri me protagonist Liam Neeson, “Taken”, i dha fund mbreterimit te komedise “Paul Blart: Mall Cop” ne kinemate amerikane.

Thrilleri me perfshirjen e CIA-s, qe tregon historine e nje polici ne kerkim te nje bande rrembyesish, arketoi 24.6 milione dollare gjate fundjaves. Mes filmave te tjere te rinj qe paten sukses ishte “The Uninvited”, qe u rendit i treti. “Slumdog Millionaire”, kandidat per Oskar, gjendet ne vendin e gjashte.

Lista e pese filmave me te ndjekur ne SHBA

1 Taken - $24.6m
2 Paul Blart: Mall Cop - $14m
3 The Uninvited - $10.5m
4 Hotel For Dogs - $8.7m
5 Gran Torino - $8.6m

Arketimet per muajin janar ishin 20 perqind me te larta krahasuar me muajin e pare te 2008-es, ndersa numri i shikuesve u rrit me 16 perqind.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›