E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD-ja deri në 10 shkurt pranon kërkesat për kryetar gjykate

02/02/2009  Kriteret që duhen plotësuar për vendin vakant

TIRANË-Masa disiplinore, nota mesatare, kualifikime, punësimi, karriera, mënyra e studimit, arsimi, vlerësimi profesional, nota mesatare, titulli i diplomimit, universiteti, vendlindja, datëlindja. Këto janë disa nga kriteret, të cilat duhet të plotësojnë në formular të gjithë gjyqtarët që kanë dëshirë të jenë në krye të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë. Është gjykata më e madhe në vend dhe që prej fillimit të këtij viti ndodhet pa drejtues. Pas largimit të kryegjyqtarit Albert Meçi nga posti i drejtuesit, KLD-ja ka shpallur vendin vakant. Menjëherë Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nxjerr njoftimin duke i lënë dhe një afat të gjithë gjyqtarëve. Brenda datës 10 shkurt 2009, sipas njoftimit, të gjithë gjyqtarët e gjykatës së Tiranës, të cilët duan të bëhen pjesë e konkurrimit duhet të plotësojnë formularin dhe të paraqesin dokumentet përkatëse. Gjyqtarët, të cilët dëshirojnë të konkurrojnë për funksionin e kryetarit pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë duhet të paraqesin brenda datës 10 Shkurt 2009, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të gjitha dokumentet. Sipas KLD-së, gjyqtarët duhet të paraqesin kërkesën të shoqëruar me një “curriculum vitae”, si edhe çdo dokument që do të konsiderohet i nevojshëm nga kërkuesi, përveç atyre që përmban fashikulli personal i gjyqtarit, program për drejtimin e gjykatës, formularin personal të plotësuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›