Thrilleri politik në Kinë mund të përfundojë në reforma
Çfarë po ndodh në Kinë? Aktualisht kjo është pyetja më interesante politike në planet dhe më e vështira për t’iu përgjigjur. Faktet e njohura zyrtarisht ose ndryshe çështja e pa-verifikuar Xilai Bo, barazohet me një thriller politik. Shkaqet e saj më të thella e kane prejardhjen në zemër të sistemit të çuditshëm e të paparashikueshëm të kapitalizmit leninist, i cili është shfaqur në Kinë gjatë 30 viteve të fundit. Pasojat e tij për nje ndryshim të mundshëm, (ndoshta një ditë) te atij sistemi, i cili do të bënte më shumë për t’i dhënë formë botës se shekullit te XXI se çdo gjëje tjeter qe po ndodh aktualisht në Uashington, Moskë, Nju Delhi apo Bruksel. Pas mureve të kompleksit të lidershipit të Partisë Komuniste, pranë qytetit të ndaluar, fantazma e Hegel-it është “ngatërruar” me Robert Ludlum. Si kushdo, unë nuk e di se çfarë ndodh në të vërtetë brenda atyre mureve. Jashtë atyre mureve, ka një prototip te qarte. Çdo bisedë që kam pasur në Pekin kthehet shpejt ose vonë, ne një bisede 100 voltëshe, vetëm rreth Bo-se, bo-se, bo-se. Si ka mundësi qe djali i tij Bo Guagua u pranua ne universitetin e Oksfordit? Ishte Gungua një student i mirë apo një playboy? A ka mundësi që (misteriozi) i ndjeri biznesmeni britanik Neil Heywood te ishte një spiun? A kishte një lidhje me te zonja Bo? Çfarë do të thotë e gjithë kjo situate? Atëherë njerëzit fillojnë te shprehen lirshëm, disa edhe duke pëshpëritur. Për shembull, burimet e shumta e të besueshme kanë konfirmuar se ka pasur nje konfrontim te armatosur jashtë konsullatës amerikane në Chengdu, ku ish-shefi i Chongqing zbatuesi i ligjit Wang Lijun kishte kërkuar azil, me sa duket nga frika për jetën e tij dhe gatishmëria për të shpërndare pisllëqet e ish-bosit te tij. Forcat paramilitare të dërguara me urdhër te Bo-se, nga Chongqing, për ta rrëmbyer këtë spiun u përballën me forcave e sigurisë qendrore, me ndihmën amerikane ne Pekin. Ne qofte se, një njeri i zakonshëm kinez bën kërkime jo vetëm për Bo Xilai, por ne përgjithësi për familjen Bo mbi faqen jashtëzakonisht popullore te Sina Weibo, ai ose ajo do te përballet me mesazhin e mëposhtëm: "Në përputhje me ligjet përkatëse, rregullave dhe politikave, rezultatet e kërkimit për Bo nuk janë te botuara këtu. "Mediat zyrtare janë plot me këshilla për stabilitet kombëtar, social dhe ideologjik, nën udhëheqjen e mençur dhe të bashkuar të partisë. Këta Bo-te ishin vetëm dy mollë të kalbura në një peme frutore të shëndetshme. Tani ata do të përballen me ashpërsinë dhe drejtësinë e paanshme të sundimit kinez. Një pjesë shqetësuese nga deklarimi zyrtar i agjencisë së lajmeve Xinhua, botuar në të përditshmen “China Daily” në gjuhën angleze, raporton se "policia lokale Chongqing ka premtuar mbrojtje më të mirë për të huajt" pas vdekjes se Heywood- së. Por mos u shqetësoni, sepse në vitin 2010 vetëm 1.5 e personave, në 10 mijë vizitorë qe vizitojnë Kinën, kanë raportuar keqtrajtim .Dhe forcat e rendit kanë qenë ne gatishmëri. "Në tetor, policia arriti te lokalizoje personin dhe mjetin e vjedhur, po te njëjtën dite, pra një aparat fotografik Nikon, i vjedhur nga një student nga Zimbabve". Pra, mos kini frike, oh po biznesmeni britanik? Jo vetëm që nuk do të vriteni me urdhër të një anëtari te Byrosë Politike, por policia do t’iu ktheje edhe aparatin e humbur fotografik. Përveç kësaj bisede të zbehtë, tragjike dhe shqetësuese për te shkreten familjen Heywood, ekziston diçka me shume qe s’ka dale ende ne pah. Megjithatë, te dyja palët janë te lidhura ngushte. Si është e mundur që një krim i tille i tmerrshëm, nëse është i vërtetë, do te çonte në rënien e nje ylli me te ardhme si Bo-ja. Ajo çka është e sigurt është se kjo ka luajtur nje rol te rendesishem në kontekstin e konkurrencës se klaneve dhe ato te ideologjise brenda partisë dhe nje shteti bazuar ne pushtetin ushtarak, në prag të tranzicionit udhëheqës të këtij viti, në të cilën Bo ishte një kandidat i diskutueshme për komisionin suprem prej nëntë-anëtaresh. Çka është edhe mese e sigurt është se rrethanat e zbehta, spektakolare dhe tashme publike te rënies së tij, do të ndikojnë në rezultatin e tranzicionit, si në baze te personaliteteve ashtu edhe në baze te politikave. Deri më tani, propaganda zyrtare ka qenë mese e kujdesshme ne dallimin midis njeriut dhe modelit te ashtuquajtur Chongqing, me sloganet e saj kripto-maoiste si "thyerja e zezë" dhe "këndo për te kuqen", dhe pretendimeve e tij populiste për të siguruar strehim, mirëqenie dhe pune për masat popullore. Kjo është mese e kuptueshme, duke marre parasysh se udhëheqësit e kaq shumë partive, përfshirë ketu edhe presidentin e ardhshëm Jinping XI, qe shume kohe me pare ishin duke lavdëruar Chongqing, dhe disa prej komponentëve për mirëqenie shoqërore dhe strehimi publik ndoshta do të mbeten pjesë e përzierjes politike ne vend. Një pikëpamje optimiste është se kjo ngjarje e paparashikuar do të rezultojë në forcimin e dorën se atyre, te identifikuar me kryeministrin Wen Jiabao dhe kryeministrin e radhes Li Keqiang, të cilët besojnë se Kina ka nevojë jo për “këngët e kuqe”, por për reforma te mëtejshme ekonomike, ligjore dhe politike. Dhe kjo ndodh për një sërë arsyesh, nga ngadalësimi i rritjes ekonomike (që nga 9% po shkon drejt 8% ndoshta edhe 7%), përmes, pabarazisë rurale-urbane dhe një popullsie drejt plakjes, përhapjes kanceroze te korrupsionit të nivelit të lartë (dëshmitar, rasti i jetesës luksoze te familjes se Bo-se), e nevojës për risi, dhe pritshmërisë për rritje dhe arritje nga të rinjtë e arsimuar që bazohen ne Ueibo. Ajo çka me është dukur goditëse gjate kësaj vizitë, është ndjenja dhe pikëpamje të tilla, jo vetëm në mesin e akademikëve liberale, ekonomistëve të tregut të lirë, shkrimtarëve dhe studentëve, por edhe në vende te tjera si qendra shkollore e Partisë Komuniste madje edhe kanali CCTV, zëdhënësi televiziv i partisë. Unë nuk do të vija bast për asgjë ne lidhje me këtë teme. Forcat e përballjes përkujdesjes, konsensusit dhe interesave te fituara janë masive, për shkak të niveli te larte te familjeve te tyre dhe gërshetimit te pushtetit politik me atë ekonomik, ne të cilin bënte pjese dhe Bo-ja; për te njëjtën arsye pse udhëheqës te tille si Jiang Zemin (dhe së shpejti Hu Jintao), do të kene ndikim edhe pse "prapa perdes bambu", sipas shprehjes se vjetër kineze. Por, pasojat nga kjo çështje me siguri do të rrisin presionin ndaj udhëheqjes së partisë, për te bërë diçka vendimtare, si për të rivendosur reputacionin e humbur në arenën politike dhe për të ofruar më shumë nga ajo që shumica kineze mund ta konsiderojë si progres. Në qoftë se kjo do të ishte e mundur (dhe kjo mbetet akoma një pikëpyetje); nëse rezultati i vdekjes misterioze dhe tragjike te biznesmenit britanik, do te rezultonte ne nje Kinë më të qëndrueshme dhe për këtë arsye një botë më të sigurte; atëherë ky do të jetë një shembull i habitshëm i ligjit për pasojat e paqëllimshme.
...