Po sikur?
Historia gjithmonë lë pas një numër po sikur-esh dhe zakonisht duhet të kalojë një farë kohe para se të shfaqen përgjigjet e kthjellëta e të paanshme. Megjithatë, përgjigjet vazhdojnë të na turbullojnë mendjet tek ia bëjmë për në udhëkryqin e rëndësishëm të 6 majit. Historia bashkëkohore e Greqisë i ka të gjitha: momente unike vetë-shkatërrimi, episode të pabesueshme të rilindjes së një kombi nga hiri i tij si dhe periudha të shkurtra konflikti të dhunshëm civil në dëm të interesave kombëtare. Shpesh pyes veten lidhur me po sikur-et e mëdha të viteve të fundit. P.sh, çfarë do të kishte ndodhur nëse Jorgos Papandreu dhe liderët e tjerë politikë do të kishin pranuar thirrjen për bashkim të Kostas Karamanlisit në Mars të vitit 2009, në mënyrë që të shmangej katastrofa financiare. Apo, si do të qëndronin gjërat sot nëse Karamanlisi do të kishte zbatuar masat që shpalli në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë në Selanik. Mendoj se sa ndryshe do të ishin gjerat nëse Papandreu nuk të mos kishte rënë në kurthin “paraja është aty”, nëse do të kishte dalë rrëmbimthi nga trullosja e qasjes alla Louka Kasteli ndaj ekonomisë dhe të kishte vepruar si një kryeministër i profesional dhe jo si princ i hallakatur. Po ashtu pyes veten çdo të kishte ndodhur sikur Antonis Samaras të kishte ndihmuar vendin, të kishte shprehur kundërshtimin e tij ndaj memorandumit të parë pa përkrahur atë lloj anti-memorandumi populist që tani po e privon atë nga shumica absolute pasi i ka shtyrë njerëzit e rregullt drejt ekstremeve. Së fundmi mendoj për obsesionin e disa njerëzve për të thirrur zgjedhje edhe pse e dinë se gjerat do të qetësohen para se të futen në aventurën e tyre (zgjedhjeve). E gjitha kjo është pjesë e historisë tashmë. Prapëseprapë, nëse marrim parasysh përfundimin ku na shpien rrugët që kemi marrë në momente vendimtare, konkluzionet janë mjaft të rëndësishme. 1. Mirëkuptimi dhe konsensusi kombëtar është gjithmonë diçka e mirë. Sikur Papandreu dhe Karamanlisi të kishin arritur një marrëveshje në vitin 2009, vendi do të kishte marrë një drejtim krejt tjetër. 2. Kur fjala është tek politika, nuk është kurrë mirë që të shtysh për më vonë marrjen e vendimeve të ashpra dhe të dhimbshme. Nuk ekziston diçka e tillë si “më vonë” kur bëhet fjalë për kohën politike. 3. Sikur Papandreu të kishte vepruar me shpejtësi duke i dhënë fund shtetit prishanik në vend që të shkatërronte sektorin privat, gjerat do të ishin tepër më ndryshe sot. 4. Gabimi më i madh që mund të bëjë një politikan grek sot është keqleximi i qëllimeve të tregjeve dhe të partnerëve tanë. Papandreu e bëri atë gafë, e të njëjtën gjë bëri Evangelos Venizelos me trojkën. Një episod i ri i kësaj natyre do të ishte shkatërrimtar. 5. Në politike është e pakuptimtë të ngjitësh një pemë pa parashikuar mënyrën se si do të zbresësh. Ky është rasti i Samarasit kur zgjodhi të mbështeste anti-memorandumin dhe kur këmbënguli për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme. Samarasi i ditëve të sotme nuk është ai i 2010-ës pasi realiteti dhe presioni e kanë bërë më të matur. Lideri i Demokracisë së Re ka demonstruar që tanimë po merr vendime të diktuara nga kushtet aktuale, megjithëse manovrat e mëparshme e kanë bërë ndryshimin disi të zhurmshëm. Edhe Venizelos duket se ka ndryshuar pas eksperiencës së negocimit me trojkën, aq sa modestia e tepruar që po shpërfaq tani është tepër surprizuese. Jemi në një pikë kur ka shumë pak hapësira për një hap të madh të gabuar. Konsensusi kombëtar, shmangia e ekstremizmit dhe premtimeve të tepruara, studimi tërësor i qëllimeve të partnerëve tanë të fuqishëm sikurse edhe veprimi i shpejtë e vendimtar, caktojnë një drejtim të mirë për shmangien e gabimeve dhe shkatërrimit. Besoj që liderët tanë kryesorë politikë do ta bëjnë atë, gjithmonë, nëse ne vetë nuk vendosim ta fusim vendin në një rrugë tjetër, me ujëra të rrezikshëm dhe të paeksploruar.
...