E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorja Ema Ndoja pse kthehet pas 20 vitesh

Udhetim dimri eshte nje cikel prej 24 kengesh nga poeti gjerman Wilhelm Muumlller te botuara ne vitet 1823-1824. Kenget qe shkroi Franz Schuberti mbi to me 1827 nje vit para se te vdiste i dhane Udhetimit te dimrit nje rendesi e perhapje qe mban gjer me sot duke e kthyer ate ne nje si manifest e himn te romantizmit.

24 kenget e poetit Muumlller 1794-1827 dhe te kompozitorit Schubert 1797-1828 te cilet nuk u takuan asnjehere jane si guret e nje mozaiku qe percjell shtegtimin e pafat te njeriut ne nje bote te ftohte shuarjen e endrrave plot ngjyra mes zhgenjimeve te miqesive dhe dashurise se papermbushur. Kenga e fundit eshte Lypesi me organeacutet mbi nje personazh qe rrotullon krejt pa kuptim ashtu sic eshte edhe jeta e poetit dorezen e instrumentit te tij.

Muumlller dhe Schubert dy krijues tragjike por edhe rebele te epokes se romantizmit me thellesine lirike dhe embelsine e Kengeve te dimrit kane mberritur te fresket deri me sot. Lideret e tyre jane te perhershme jo vetem ne skenat e vendeve te gjuhes gjermane por ne gjithe boten.

Sot ato vijne per here te pare si tekste ne shqip dhe si krijime te kompozitorit te madh austriak ne Teatrin e Operas dhe Baletit. Kenget do te interpretohen nga sopranoja Vikena Kamenica ne piano luan Merita Tershana-Rexha. Poezite u shqiperuan nga Ardian Klosi dhe do te paraqiten shqip-gjermanisht diten e shfaqjes me 30 janar 2011 si botim me vete. Aktorja Ema Ndoja e cila jeton ne Berlin pas nje mungese 20-vjecare nga skenat e ekranet shqiptare do te interpretoje ne kete mbremje disa nga poezite e ciklit Udhetim dimri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›