E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyhet në mes të ditës agjencia e këmbimit valutor

TIRANË- Persona ende të panjohur kanë arritur të thyejnë në agjenci të këmbimit valutor në mes të Tiranës. Policia bëri të ditur se agjencia është grabitur në mesditë rrugën e Durrësit, por autorët nuk kanë arritur të marrin më shumë se 100 mijë lekë.

Gjithçka ndodhi rreth orës 14:00, kur një person ende i paidentifikuar arriti të vjedhë një sasi prej afro 100 mijë lekësh në një agjenci valutore dhe më pas u largua me shpejtësi.
Burime nga Policia e Tiranës, thanë se pas njoftimit të marrë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe zbulimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›