Thyhet tabuja, vajzat shqiptare në loto për të vënë skedina
Pikat e basteve kanë mbirë si kërpurdha në vendin tonë,ku të rinjtë jetojnë me ankthin e humbjes dhe fitimit të lekëve. Tashmë në pikat e basteve nuk qëndrojnë vetëm meshkuj,edhe femrat janë të intteresuara të plotësojnë skedina për ndeshjet e futbollit që preferojnë.
Zgjedhin kryesisht skuadra ku luajnë futbollistë të bukur dhe më pas vijnë për të konfirmuar skedinat nëse kanë fituar apo jo- tregon Bledi Hana një punonjës i një prej pikave të basteve në Tiranë.
Sipas tij tendenca e re është vënë re vitet e fundit.
Vijnë pothuajse çdo ditë . Avantazhi këtu ku punoj unë është fakti se ka dhe kafe . Kështu që , vijnë të pinë kafe, vënë edhe loto- shprehet ai për GSH-në.
Sipas tij numi i vajzave që luajnë skedian po vjen gjithnjë e në rritje./A.XH