Banda e Durresit Dokle Coli me tha se vrau Ilir Koldashin

Refuzohet leximi i deklarimeve te Dokles nga vete i pandehuri pa pranine e avokatit te tij gjyqi shtyhet per 18 nentor
Pas heqjes dore te prokurorit nga pyetja e disa deshmitareve dje pritej te fillohej me pyetjen e te pandehurve. Por asnje prej tyre nuk ka preferuar te jape shpjegime per organin e akuzes duke refuzuar te pyeten nga prokurori. I gjendur perballe nje situate te tille prokurori Martini lexoi disa deklarime te Indrit Dokles dhe Sardian Sulejmanit lidhur me nje episod kriminal ate te vrasjes se Ilir Koldashit ne pub-in prane stadiumit Qemal Stafa. I pyetur per ngjarjen i pandehuri Sulejmani ka deklaruar se kishte pare te penduarin Adriatik Coli te qellonte ndaj Koldashit ndersa kreu i fraksionit te Bandes se Durresit Indrit Dokle ka deklaruar Degjova krisma. U largova me vrap. Pas disa minutash takova Adriatik Colin i cili me tha se kishte qelluar mbi Ilir Koldashin. I thashe te dorezohej ne polici por me tha se kishte frike. Me pas trupi gjykues vendosi te behej nje pushim i shkurter per ta rinisur gjyqin me prokurorin i cili kerkoi te merreshin si prova disa akte me deklarimet e Dokles lidhur me vrasjen e Erion Lames. Ne kete moment eshte ngritur vete i pandehuri Dokle i cili kerkoi rrezimin e kesaj kerkese dhe nese pranohej nga gjykata minimalisht duhet ti sigurohej kohe qe te kishte mbrojtesin e pranishem. Gjykata pasi u konsultua i ka lene afat 10 dite mbrojtjes te pergatitet lidhur me kete kerkese te prokurorit vendim qe eshte kundershtuar hapur nga te pandehurit. Ata kerkuan qe gjyqi te mos shtyhej 10 dite por te behej sic eshte kerkuar edhe me pare tri here ne jave. Eumlshte me se e mjaftueshme dy dite zoti kryetar dhe nuk ka pse gjyqi te shtyhet 10 dite - deklaruan gati njezeri te pandehurit duke ironizuar se po liberalizoheshin vizat dhe humbasin kohe deri ne dhjetor dhe nuk mund te shkojne me pushime ne vendet Shengen.