E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli shfajëson, dhe e konsideron Adrianon si një djalë fantastik

Milano (Start)- Sulmuesi brazilian i Interit, Mario Baloteli, doli në mbrojtje të shokut të tij, Adriano. Në një intervistë për “Tuttosport”, Baloteli deklaroi se “Perandori” është në qendër të mediave, dhe nuk e di pse ato flasin keq për të. Ai doli hapur në mbrojtje të Adrianos duke e cilësuar si një njeri të mrekullueshëm.

Braziliani ka cituar edhe këshillat e nënës së tij për Tuttosportin, duke i shpjeguar asaj se e vërteta qëndron ndryshe për Adrin.

“Adri është një djalë fantastik. Ai nuk mund t’i bëjë keq akujt, dhe nuk arrij ta kuptoj dot se përse mediat e sulmojnë kaq shumë”, është shprehur Baloteli për Adrianon.

Interi do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat ditën e nesërme me Palermon. "Perandori është lënë pësëri jashtë listës së Murinjos, bashkë me Kuarezmën. Ky i fundit do të qëndrojë jashtë për arsye taktike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›