Tiffani-Amber Thiessen, mama për herë të parë

Aktorja amerikane Tiffani-Amber Thiessen është bërë mama për herë të parë.
Protagonistja e “Beverly Hills 90210” ka nxjerrë në dritë vogëlushen Harper Renn Smith ditën e sotme.
Thiessen e lindur në 23 janar të vitit 1974 ka luajtur edhe në serialin "Saved by the Bell" ku interpretonte personazhin e Kelly Kapowski.