E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier Liga nuk di të njohë pushime fundviti

Londër - Premier Liga angleze, si gjithmonë, edhe këtë vit, nuk di të njohë pushime për fundvitin. Gjigandët e futbollit britanik do të zbresin ditën e sotme në tapetin e gjelbërt për të luajtur javën e 19-të. Ndeshjet do të fillojnë që nga ora 13:45 me takimin Stoke-Mançester Junaited, dhe do të përfundojnë me takimin Aston Vila-Arsenal që do të zhvillohet në orën 18:15.

Takimi mes Aston Vilës dhe Arsenalit është edhe më i rëndësishmi për këtë javë, pasi ekipet janë në luftë për një vend që të çon në Ligën e Kampioneve. Aston Vila ndodhet në vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Arsenali dy vende më poshtë, në të pestin me 31 pikë.

Kryesusesit e Liverpulit do të presin në “Amfild” Boltonin e vendit të nëntë. Djemtë e Benitezit kanë arritur të grumbullojnë 39 pikë në 18 ndedhjet e para, ndërsa Boltoni 23 pikë.

Më të lehtë detyrën në këtë javë e ka skuadra e Çelsit, e cila do të presë në “Stamford Brixh” skuadrën e vendit të fundit, Uest Bromin. Blutë kanë një pik më pak se kryesuesit e Liverpulit, dhe në këtë takim pritet të marrin trepikëshin e radhës.

Për të parë kalendarin e plotë të kësaj jave mund të klikoni logon e Premier Ligës në homepage.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›