E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozëria beratase: Lojtarët e Tomorit, mercenarë

Nga RUSHAN DOSTI

Humbja me Teutën nuk është kapërdirë lehtë nga të gjithë në Berat, ndaj kërkohet një analizë me detaje e situatës

Ajo që pritej ka ndodhur, Tomori ka pësuar një tjetër humbje, duke qenë kështu e vetmja skuadër që marshon nga humbja në humbje. Pas disfatës  së kontestuar me Laçin, ka ardhur humbja e pastër me Teutën. Madje në një fushë asnjanëse, siç është ajo e Vlorës. Një humbje që vërtetoi se fajin nuk  e ka fusha. Trajneri jo që jo, sepse duket qartë se dirigjenti i humbjeve është tjetër kush.

Pse jo, prapa kuintave, por bashkia ende nuk ka sy të shikojë. Ndryshe nuk do të kishim kaq shumë humbje në këto shtatë javë. Pa llogaritur Dinamon, Tomori është skuadra më e dobët e kësaj superlige. Të paktën deri tani, më pas le të shpresojmë. Vendimin e jep tifozëria beratase, e cila duhet thënë se e ka ndjekur ekipin e penalizuar nga ballkonet e pallateve dhe majat e pemëve, por që me humbjen e fundit, i ka vajtur shpirti atje ku smban më. Ndihen të revoltuar dhe tejet të indinjuar, kur deklarojnë se kjo skuadër po tallet me ndjenjat e tifozërisë dhe nuk meriton të respektohet më.

Tifozët Kjo është humbja e tretë nën drejtimin e Memushit! Çfarë paradoksi! Nuk bëhet futbolli me ca futbollistë, që pinë duhan e sbëjnë stërvitje, por thjesht marrin rrogën kot. Duhet të largohen sa më parë. Nuk ke çtë presësh më nga ata. Nuk ka mbetur Berati të drejtohet apo të përfaqësohet nga ca mercenarë, që çdo ditë e me shumë po provojnë se duan t’i nxjerrin bojën kësaj skuadre, shkruhet në facebook të tifozëve beratas.

Një tjetër tifoz kujton: Ne historikisht kemi luajtur me lojtarë vendës, me përjashtim të treshes Maloku, Hasa, Deliu, asnjë tjetër nuk e ka merituar fanellën e Tomorit, nga ata q렠kanë ardhur nga rrethet. Jemi në një gjendje që mund të biem nga kategoria dhe është shumë e drejtë ideja që më mirë të luajmë me djemtë tanë, sesa të harxhojmë para për mercenarë.

 

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›