E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti votëbeson trion e sulmit

Kastrioti, pas rikonfirmimit të trajnerit Ramadan Ndreu, votëbesoi vijën e parë sulmuese për sezonin e ri futbollistik-

Oriand Abazaj (25 vjeç, 8 gola sezonin e kaluar), Eleandro Pema (25 vjeç, 5 gola sezonin e kaluar) dhe kroati Ivan Babiç (26 vjeç, 6 gola sezonin e kaluar) do të jenë sërish pjesë e repartit të avancuar të krutanëve.

Oriand Abazaj ishte dhe heroi i Kastriotit për sezonin e kaluar, pasi me golin e tij në play-out me Lushnjën, krutanët mbijetuan në Superligë.

Kastrioti sunon të mbajë edhe portierin Ilion Lika (30 vjeç), mbrojtësin Ylli Shameti (25 vjeç) dhe kroatët Makto Djarmati (28 vjeç) dhe Vinko Buden (24 vjeç).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›