E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozet: Lereni Lacion te lire!

Tifozet e Lacios jane ngritur serish kunder presidentit te klubit te tyre, Klaudio Lolito, ne prag te ndeshjes se sotme, per shkak te rezultateve zhgenjyese te skuadres se tyre. Rreth 5000 tifoze kane qene te pranishem afer stervitjes se ekipit dhe kane protestuan ndaj presidentit dhe drejtimit te skuadres prej tij, duke e akuzuar si pergjegjes kryesor per ecurine e deritanishme. Tifozet kane dale me moton: "Lereni Lacion te lire!", nje thirrje qe ben fajtor, pikerisht drejtuesin kryesor te skuadres. Lacio ka disa jave qe nuk fiton dhe ndodhet ne vendet e fundit te Seria A. Nje rezultat tjeter zhgenjyes ne ndeshjen e sotme, do te perkeqesoje me tej situaten ne kampin lacian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›