Një ushtarë i vrarë dhe 3 të plagosur në Gazë
Gaza - Një ushtarë izraelit dhe tre të tjerë u plagosën 3 gjatë një sulmi me bombë të organizuar nga militantët palestinezë ndaj ushtarëve izraelit të cilët patrullonin në kufirin e Gazës. Radioja El Kudus njofton se në rajon pati edhe përleshje. Ushtria izraelite gjithashtu njoftoi për sulmin me bombë ndaj patrullës e cila patrullonte në afërsi të vendkalimit kufitar Kisufim të Gazës por, nuk dha hollësi për numrin e të vrarëve apo të plagosurve. Informatat për ushtarë të vdekur mbahet të fshehta deri sa të njoftohen familjet e tyre. Bëhet e ditur që në rajon janë dëgjuar të shtënat e fuqishme dhe se helikopterët izraelit patrulluan në këtë zonë.