E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bereta: “Konfirmimi i Bogdanit ishte thëlbësor për Sienën”

Siena, skuadra e Serisë A italiane mbylli një merkato pozitive dhe tashmë nën urdhërat e trajnerit Mario Bereta janë një miks të rinjsh dhe veteranë.
Siena e "re" sipas reparteve * * * PORTA 6.5: I rikthyeri Maniger dhe blerja e re Pavarini janë dy portierë të mirë dhe të mësuar të luajën për skuadra që luftojnë për shpëtim. * * * MBROJTJA 6: Shpesh herë jo efikase, pasi dhe mosha mesatare e lojtarëve është shumë e madhe, ndërkohë që kërkohet të vihen në dukje lojtarë të rinj si Mazielo, Bartoluci, Gastaldelo dhe blerja e fundit Rinaudo. * * * MESFUSHA 6.5: Brevi, Codrea, Konko, Candela, Siedlarz, Zajc, Antonimi. Duhet të harmonizohet dhe bashkohet eksperienca me rininë. * * * SULMI 6+: Konfirmimi i Bogdanit ishte thëlbesor për të mos e dobësuar repartin që ështe ende në kuotë të ulët përsa i përket shënimi të golave dhe që duhet të përfitojë shumë nga eksperienca e Enriko Kiezës. Pas dyshes titullare Kieza-Bogdani, janë dy "baste" interesante: i riu Korvia, i konsideruar si një nga talentet me vlera të mëdha dhe , eksperti Frik, një bomber i madh i Serisë B, por shumë pak i njohur në fushat e Serisë A. ---------------- Përgatiti Gledi Shabani asport@albania-sport.com EKIPI I SIENES, sezoni 2006-2007 PORTIERE ------------ Alexander Manninger Nicola Pavarini Alessio Arfe' MBROJTES -------------- Leandro Rinaudo Daniele Gastaldello Valerio Bertotto Cristian Molinaro Paolo Negro Daniele Portanova Adriano Russo Giovanni Bartolucci Andrea Masiello Andrea Rossi MESFUSHORE -------------------- Alberto Do Carmo Neto Roberto D'Aversa Tomas Locatelli Matteo Paro Antonini Luca Brevi Ezio Vincent Candela Abdoulay Konko Simone Vergassola Francesco Cozza Paul Costantin Codrea SULMUESE ----------- Enrico Chiesa Mario Frick Erjon Bogdani Daniele Corvia Douglas Ricardo Packer

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›